“Dashuri e hidhur” në Teatrin Kombëtar
22/04/2011 Pas vënies në skenë nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Teatri i Metropolit, historia e dashurisë së Romoes dhe Zhuljetës vjen edhe në skenën e Teatrit Kombëtar.
Është regjisori italian Carlo Bruni ai që do të sjellë më 29 prill premierën e shfaqjes nën interpretimin e aktorëve të rinj Erjeta Cufaj në rolin e Zhuljetës dhe Andi Begolli në rolin e Romeos. Krahas aktorëve të rinj, në këtë pjesë luajnë dhe emra të njohur të skenës si Yllka Mujo, Olta Daku, Monika Lubonja etj.
Por shfaqja që do të vijë premierë në Teatrin Kombëtar nuk do të prezantohet nën titullin “Romeo e Zhulieta” dhe nuk bëhet fjalë për historinë e dashurisë klasike të Shekspirit.
Carlo Bruni është ftuar të punojë me aktorë shqiptarë edhe nëse fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një shfaqje klasike, regjisori bëri shumë shpejt të ditur se nuk do të ishte e tillë. Nuk ka Tibald, nuk ka Kapuletë e Montegë, por nga ana tjetër do të ketë edhe dy personazhe të rinj që do të zbulohen në skenë. Nuk do të ketë as veshje e as skenografi që të çojnë në kohët e Shekspirit dhe në vend të 20 personazheve do të jenë dhjetë. Edhe teksti i Shekspirit vjen i rishkruar, i përshtatur me idenë regjisoriale të Brunit, bazuar padyshim mbi veprën “Romeo e Zhuljeta”. Atë që ka “krijuar” ka menduar ta titullojë “Amaro amore” ose “Dashuri e hidhur”. Për të, teatri ndërtohet mbi bazën e asaj që ke dhe teksti është vetëm njëra anë. Por nga ana tjetër është edhe konteksti në të cilin punon, qyteti, aktorët, kushtet materiale, koha. Të gjitha këto bënë që stafi dhe regjisori të mos punonin mbi tekstin e “Romeo dhe Zhulietës”, por ta rishkruanin atë nisur nga historia dhe fjalët e Shekspirit.
Bruni vëren se ndryshimet vijnë në përshtatje me idenë e tij për një teatër popullor, të qartë që kushdo që ta shohë, të gjejë veten dhe të provojë emocione.
Në “Dashuri e hidhur”, e cila vjen në një formë të qartë e të thjeshtë, janë respektuar fjalët e Shekspirit në pjesën më të madhe të tekstit, por do të ketë edhe surpriza. Vepra përcjell mesazhe dashurie dhe përveç kësaj i qëndron aktuale kohëve. Përballja dhe konflikti mes dy brezave, mes prindërve dhe fëmijëve është një prej arsyeve që e tërhoqi Brunin për të punuar me këtë pjesë.
Në rolet kryesore interpretojnë aktorë të rinj, disa akoma studentë në Akademinë e Arteve e disa të sapodiplomuar. Në rolin e Romeos interpreton Andi Begolli, në të Zhulietës- Erieta Cufaj, Florand Veizi luan Benvolion, Kamber Mici shfaqet në rolin e Merkicio, Olta Daku-shërbëtorja, Dritan Boriçi-prifti, Monika Lubonja-mamaja, Ervis Fjora në rolin e Destinit. Në shfaqje interpretojnë edhe aktorja Yllka Mujo (Vaja) me të bijën, Elia Zaharia, kjo e fundit në rolin e Rozalindës.
Skenografia dhe kostumografia vijnë të përgatitura nga Anila Zajmi Katanolli dhe i përshtaten konceptit regjisorial për një shfaqje që tenton t’i largohet klasikes.
Për regjisorin Carlo Bruni nuk është hera e parë që ndodhet në Shqipëri. Më parë ai ka organizuar në Itali një festival dedikuar Shqipërisë dhe ka qenë sërish pjesë e një organizimi përkujtimor për eksodin e vitit 1991. Ai ka qenë i pranishëm me shfaqje edhe në Teatrin e Elbasanit.