Falen taksat e prapambetura për 160 mijë makina
22/04/2011 Vendimi pritet të hyjë në fuqi në dhjetëditëshin e fundit të majit
Nga falja fiskale që kaloi dje në Kuvend, do të përfitojnë dhe 160 mijë pronarë automjetesh, të cilët ose nuk kanë paguar në kohë detyrimet që janë taksa e qarkullimit vjetor apo taksa e përvitshme e regjistrimit, ose ata që nuk kanë zhdoganuar ende mjetin e tyre. Nga amnistia fiskale do të përfitojnë dhe ata persona, të cilët me kohë kanë marrë gjoba për automjetet dhe nuk kanë paguar. Amnistia fiskale parashikon një afat deklarimi deri në fund të vitit 2011, por pas rregullimit dhe me aktet nënligjore mund të vendoset një tjetër afat për deklarimin e taksave të papaguara.
Me këtë akt qeveria fal rreth 20 milionë euro, detyrime të prapambetura nga qytetarët. Por kush që të përfitohet nga amnistia fiskale është pagesa e taksës së qarkullimit, e cila shkon në rreth 8 mijë lekë në vit, dhe ajo e taksës së regjistrimit, rreth 2400 lekë në vit. Pra, 10400 lekë gjithsej, aq sa janë dhe taksat vjetore që i paguhen shtetit për automjetet.
Doganat dhe gjobat
Ndërkohë pjesë e faljes do të jetë dhe zhdoganimi i makinave që janë futur në Shqipëri deri në fund të vitit 2010. Këtyre personave do u falen të gjitha kamatëvonesat dhe detyrimet, përfshi këtu dhe taksën e mjedisit të miratuar në fund të vitit të shkuar, po të paguajnë vetëm 50% të principalit, ose e thënë shkoqur, vetëm gjysmën e shumës së doganës që kërkohet për automjetin që ka futur nga jashtë vendit. “Shtetasve, të cilët kanë futur në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë automjete dhe që nuk kanë paguar detyrimet ndaj administratës doganore, nëse paguajnë 50% të principalit të detyrimit ndaj kësaj administrate, u falen pjesa tjetër e principalit, së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat që do të paguanin”, përcakton ligji për amnistinë. Ndërkohë që pjesë e faljes janë dhe gjobat e papaguara deri në fund të vitit 2010. Sipas policisë rrugore, deri vitin e kaluar janë vënë rreth 52 milionë lekë gjoba, nga të cilat kanë arritur të mblidhen vetëm 25 milionë. Pra, nga amnistia fiskale do të falen rreth 27 milionë lekë gjoba të pambledhura. Gjithsesi, ky është rasti i vetëm për të gjithë ata qytetarë, të cilët duan të legalizojnë pronat apo automjetet e tyre, pasi, siç e theksoi dhe dje ministri i Financave, kjo është hera e fundit që ndodh një amnisti fiskale e këtyre përmasave, si akt i fundit i ndarjes së Shqipërisë nga tranzicioni 20-vjeçar.
Ligji në fuqi pas dekretit dhe Fletores Zyrtare
Ligji në fjalë pritet të hyjë në fuqi diku pas datës 20 maj. Kjo sepse ligji parashikon hyrjen në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Nga dita e djeshme ligji shkon në tryezën e Presidentit të Republikës për dekretim, që sipas praktikës së deritanishme zgjat nga 1 javë deri në dhjetë ditë. Pra, duke llogaritur dhe datën 21 të miratimit, atëherë ligji do të fillojë të zbatohet në dhjetëditëshin e tretë të majit. Më pas nxjerrjes së akteve nënligjore do të vendosen dhe afatet e deklarimit për të gjitha kategoritë që përfitojnë nga falja fiskale, qofshin këto biznese apo individë. Gjithsesi, nga falja fiskale pritet të përfitojnë një masë e madhe individësh, dhe të mendosh se nga këta 160 mijë persona përfitojnë vetëm për automjetet e tyre, të cilët ose nuk kanë paguar taksat ndër vite, ose nuk kanë zhdoganuar ende automjetet e tyre, duke i bërë ato një pronë të palegalizuar.
Viti 210, paguan taksat 250 mijë automjete
Për vitin 2010, rreth 250 mijë mjete transporti i kishin paguar detyrimet e tyre vjetore, si taksën e qarkullimit, ashtu dhe atë të regjistrimit të përvitshëm, duke i siguruar shtetit një të ardhur prej rreth 5 miliardë lekësh, ku peshën kryesore e mbart tarifa e qarkullimit. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka deklaruar disa ditë më parë se do të jenë pjesë e faljes të gjitha detyrimet e prapambetura dhe gjobat që kanë të bëjnë me taksat kombëtare dhe ato lokale. Këtu përfshihen gjobat dhe detyrimet e tjera për makinat, taksat e pushtetit lokal, taksat për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit etj. Në rastin e makinave qytetarët nuk do të jenë të detyruar të deklarojnë gjobat, në mënyrë që ato të fshihen. Falja do të bëhet automatikisht nëpërmjet fshirjes së tyre nga regjistrat, duke ua hequr shoferëve si detyrim për t’u paguar. Kusht për faljen e detyrimeve është pagimi i taksave për vitin 2011, e cila duhet të bëhet në fillim të çdo viti.
Makinat e pazhdoganuara
Ligji nuk do të mjaftohet vetëm me faljen e gjobave për makinat. Pjesë e faljes do të jenë të gjitha taksat dhe detyrimet e tjera, apo edhe gjobat për shkaqe të tjera të papaguara. Kjo nismë vjen pas përfshirjes në falje edhe të gjysmës së doganës dhe gjithë kamatëvonesat, nëse pronari paguan gjysmën e principalit të doganës. “Shtetasve, të cilët kanë futur në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë automjete dhe që nuk kanë paguar detyrimet ndaj administratës doganore, nëse paguajnë 50% të principalit të detyrimit ndaj kësaj administrate, u falen pjesa tjetër e principalit, së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat që do të paguanin”, përcakton ligji për amnistinë. Pra, të gjithë personat që kanë një makinë pa zhdoganuar do të mund ta kalojnë atë në pronësi vetëm duke paguar gjysmën e çmimit të doganës, si dhe taksën e qarkullimit dhe regjistrimit.
Falje të tjera
Amnistia parashikon dhe faljen e faturave të ujit dhe dritave
Ndërkohë amnistia fiskale parashikon dhe faljen e faturave të ujit të pijshëm për familjarët, deri në momentin e transferimit të aksioneve të ujësjellësve tek pushteti vendor, por jo më vonë se viti 2010. Ndërkohë nga amnistia pritet të përfitojnë dhe personat që ndër vite nuk kanë paguar faturat e energjisë elektrike. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri gjatë mbledhjes së qeverisë të 16 marsit kur tha se “në kuadër të 22 marsit, qeveria vendos që të çlirojë nga detyrimet e prapambetura të faturave të energjisë gjer në datën e marrjes së KESH-it nga ÇEZ të të gjitha detyrimeve për familjet në ndihmë ekonomike dhe papunësi, për të gjithë pensionistët me pensione minimale dhe që nuk kanë mbështetje tjetër familjare, për invalidët, për të gjitha kategoritë e pensioneve minimale, për të gjitha gratë kryefamiljare, për të gjithë personat me statusin jetim. Këto detyrime do të konsiderohen të shlyera nga korporata. Suksesi më i madh dhe më i jashtëzakonshëm pas pluralizmit dhe fjalës së lirë qëndron në faktin se Shqipëria ka sot një varfëri dhe papunësi prej rreth 13 për qind dhe një varfëri të skajshme prej 1.4 për qind, ndërkohë që në mars të vitit 1992 ka pasur 80 për qind papunësi, varfëri dhe mjerim”, tha kryeministri.