Sfida e "kurre me" kerkon ndergjegje individuale dhe veprim kolektiv Nga Prof. Dr. Sali Berisha
Tirane - Si mund ta siguroj njerezimi qe vrasja ne mase e minoriteteve vulnerabel te mos ndodh kurre me?
Shtetet e Bashkuara dhe Kanadane perkujtuan Holokaustin ne ceremoni te ngjashme ne te njejten dite. Lideret e ketyre vendeve ofruan pergjigje plotesuese - veprim i koordinuar qeverises dhe zgjedhje morale individuale. Te dyja pergjigjet jane te sakta, dhe asnjera nuk mund te jete efektive pa tjetren.
Ne nje fjalim ne Muzeun Perkujtimor Amerikan te Holokaustit, i shoqeruar nga nje i mbijetuar i kampeve te perqendrimit Elie Eiesel, Presidenti Obama ne menyre elokuente e quajti holokaustin nazist si nje "krim unik ne historine e njerezimit" dhe i beri thirrje botes te njohe se "perkujtimi pa zgjidhje eshte nje gjest bosh" dhe se "ndergjegjesimi pa veprim nuk ndryshon asnje gje."
Obama propozoi se "shume mjete - diplomatike dhe politike, ekonomike dhe financiare, inteligjenca dhe zbatimi i ligjit dhe bindja jone morale" duhen te synojne parandalimin e krimeve ne mase ne te gjithe boten. Ai krijoi ne Shtepine e Bardhe njesine e pare dedikuar kesaj ceshtjeje, Bordi i Parandalimit te Krimeve, per te mbledhur burimet e cdo agjencie qeveritare ne parandalimin e akteve brutale perpara se te ndodhin. Ne masa te tjera, Obama inicioi sanksione te reja kunder abuzuesve te te drejtave te njeriut, te cilet perdorin teknologjine e informacionit, kerkoi nje vleresim te inteligjences kombetare te riskut te krimeve ne mase, drejtoi Departamentin e Thesarit te dislokoj mjete financiare kunder krimeve dhe urdheroi ushtrine te perfshije parandalimin e krimeve ne doktrinen e saj.
Nderkohe, ne Muzeun kanadez te Luftes, Kryeministri Stephen Harper diskutoi se si, edhe ne nje vend te vogel, njerezit mund te gjejne guximin dhe dhembshurine per te ndihmuar fqinjet e tyre nga krimet ne mase. Duke prezantuar nje ekspozite fotografike levizese nga Muzeu izraelit i HolokaustitYad Vashem ne Muzeun Kanadez te Luftes, Harper shpjegoi si shqiptaret - 70% e te cileve jane mysliman - shpetuan 2000 hebrenj kur nazistet pushtuan kombin e tyre gjate Luftes se Dyte Boterore.
Nderkohe qe njerezit ne vende te tjera me kuraje fshihnin hebrenjte ne papafingot ose bodrumet e tyre, shume shqiptare shkuan nje hap me tej, duke u dhene hebrenjve rroba te reja, dokumente te reja identifikimi dhe emra shqiptare, dhe i trajtuan ata si anetare te familjeve te tyre. Ngaqe njerezit e zakonshem shfaqen heroizem te jashtezakonshem, Shqiperia jo vetem shpetoi banoret e saj hebrenj por gjithashtu shpetoi shume me teper refugjate hebrenj nga kombet fqinje. Ndersa perpara luftes se dyte boterore ne Shqiperi numeroheshin rreth 200 hebre shqiptare, ne perfundim te konfliktit kishte rreth 2000.
Harper pyeti: "Cila eshte arsyeja e ketij shembulli te mrekullueshem?" Ai ia atribuoi heroizmin e shqiptareve kodit te tyre kombetar te nderit - "beses", e cila fjale per fjale do te thote "te mbash premtimin." Por per shqiptaret, nga kryeministri tek nje punonjes i postes, fjala "besa" perfaqeson kodin me te larte etik ne vendin tone. "Besa" do te te thote mbajtja e fjales dhe kujdesi per burrat e grate, cilado qofte prejardhja e tyre ose besimi, ne menyre qe njerezit ne nevoje mund te na besojne neve me jeten e tyre.
"Besa" shpetoi jeten e me shume se 2000 hebrenjve ne Shqiperi ne mes te holokaustit nazist dhe i gjithe njerezimi mund te perftojne shprese nga heroizmi qe i shpetoi ata nga e keqja. Si kryeminister i Shqiperise, une nuk dua te sugjeroj se virtytet dhe vlerat qe bashkatdhetaret dhe bashkatdhetaret e mi shfaqen jane te unike per traditen tone. Historia tregon se ne shume vende - midis tyre Polonia, Holanda, Norvegjia, Franca, Italia, Greqia dhe vete Gjermania - kane patur njerez te drejte qe shpetuan hebrenjte dhe anetare te minoriteteve te tjera te pambrojtura nga tmerret e Holokaustit.
Shembujt e ketyre heronjve nga kaq shume shoqeri duhet te na drejtojne neve, ndersa ne perpiqemi sot - individualisht dhe kolektivisht- t'i pergjigjemi thirrjes se Obames se "kurre me" eshte nje sfide e kombeve. Ne emer te Shqiperise, nje vend i dhunuar eger nga pushtimi nazist dhe tirania komuniste dhe i traumatizuar nga krimet etnike gjate viteve 1990, une jam deshmitar i historise dhe shpreses se krimet me te keqija kundrejt njerezimit ende mund te zbulojne me te miren ne shpirtin njerezor.
E zbulofte dhe e ndjekt'te cdo komb "besen" e tij.
* Editorial i botuar dje nga gazeta prestigjioze amerikane "The Hill". Titulli origjinal: Sfida e "kurre me" kerkon ndergjegje individuale dhe veprim kolektiv