Dashuria e përjetshme për një profesion të ndaluar
07/03/2011 Mësuesi normalist Shpëtim Haxhihyseni, si është një jetë e vështirë arsimtari
Elbasani dhe arsimi kanë një lidhje të veçantë shpirtërore që nis herët dhe vazhdon të jetë e fortë dhe sot. Të paktën një pjesëtar në çdo familje zgjidhte profesionin e mësuesit dhe në shumë raste, mësuesit bëheshin më shumë se dy në profile të ndryshme dhe me formime klasike. Ai është shembulli i dashurisë për arsimin edhe pse këtë të dëshirë dhe të drejtë legjitime ja ndaluan. Shpëtim Haxhihyseni është një prej ish-normalistëve që u kthye të japë mësim e të provojë dashurinë e mësimdhënies vetëm pas hyrjes së demokracisë. Për shkak të “mungesës së sinqeritetit” në biografi ai u pushua në kohën kur ishte mësues shembullor dhe përfundoi punëtor krahu. Familja e tij dhe sidomos bashkëshortja mësuese Atlija e përjetuan mjaft këtë vendim të padrejtë. Me vullnetin e tij dhe me dëshirën e madhe për dijen, nuk hoqi dorë asnjëherë nga pasioni i madh i grumbullimit dhe studimit të traditave, dokeve dhe zakoneve për të cilat realizoi edhe një vëllim të plotë. Sot në moshën 74-vjeçare është një ndër studiuesit më aktivë të brezit të tij dhe punon në disa fusha. Ka bërë një studim të plotë për genocidin komunist, disa studime dhe zëra për enciklopedinë e Elbasanit dhe shumë shkrime për traditën e qytetit, për historinë dhe për vlerat e kësaj treve. Anëtar i shoqatës “Normalisti” ai është gjithmonë aktiv duke vazhduar atë plejadë të artë të mësuesit simbol dhe të njeriut të urtë e të ditur. Shpëtim Haxhihyseni ka ndjekur rrugën klasike të arsimtarit normalist Elbasanit në trevat më të thella shqiptare për përhapjen e dijes, por kur gjithçka ecte mbarë dhe sukseset e tij në shkollë ishin vlerësuar nga të gjithë, siç thotë dhe vetë, një rrufe në qiell të hapur prej një “njolle” në biografi pas 22 vjetësh pune nuk do të priste më 7 marsin në klasën e tij të mësimit, por në ara me lopatë në dorë.
Kush është Shpëtim Haxhihyseni...
Vjen nga një familje autoktone elbasanase konsiderohej si familje e madhe që kishte në pronësi prona të shumta pra familje Agai. Një prej gjyshërve kishte qenë në Mekë për Haxhi dhe quhej Hysen dhe qysh atëherë kjo familje mbajti mbiemrin Haxhihyseni. Babai i Shpëtimit kishte bërë karrierë ushtarake dhe kishte shërbyer në xhandarmëri dhe për pasojë nuk u kursye para çlirimit duke u vrarë si shumë ushtarakë të tjerë. “Kujtimet më të bukura të fëmijërisë time janë ato të 7 viteve të para. Paslufta qe periudha e fëmijërisë, rinisë dhe maturisë sime. Mbaj mend se qe periudha më e rëndë në jetën time. Mbeta jetim pa baba (Myrteza Haxhihyseni u vra më 1944), pa nënë (që prej majit 1950) nën trysninë i politikës komuniste. I mbetur pa shtëpi (jetuam në magaza), pa prona në varfëri të plotë, vazhdova shkollën rregullisht, mbaj mend që në atë moshë të njomë më damkosën me vulën “këlysh armiku”, “familje reaksionare”, të prekur, të deklasuar etj. Ndonëse isha ndër nxënësit me rezultate të shkëlqyera në klasë të dytë fillore smë dhanë fletë lavdërimi. Kur isha në klasën e VII në 7-vjeçare në vitin 1949 shkolla më caktoi në grupin që do të jepte një program artistik për një mbledhje të frontit të banorëve të lagjes. Sapo filloi mbledhja një person mori fjalën dhe propozoi që familjes sime të mos i jepje triskë fronti. Mendoni çmoment kalova; ula kokën e poshtë me shpinë bëra vend dhe ika si i hutuar. Në shtëpi u shtriva, mbulova kokën dhe qava me dënesë. Vetëm dora e ngrohtë e nënës që më përkëdheli kokën nga pas më bëri të çohem. Pashë që nëna me lot në sy më tha: mos qaj bir i nënës e më mbështolli në gjoks. Kur mbarova shkollën 7-vjeçare nuk më doli emri tek lista e pranimeve për në klasën e i pedagogjike. Fillova pas dy muajve jo si të gjithë shokët, por ndonëse pa far kujdesi prindëror shkollën dhe mësimin e vlerësova. Jam maturant i vitit 1954”.
Ndërsa mbaroi shkollën me rezultate të shkëlqyera ai u emërua larg. “Tre vitet e para në Dibër në fshatrat “Kala e Dodës” (Ploshtan) në rrëzë të Korabit dhe në “Fushë-Alije”(viti 1954-1957). Pastaj 12 vite në Gramsh në fshatrat Kukër, Darzezë, Tërvol(1957-1969). Më pas në Dumre në Seferan dhe në Belsh deri në vitin 1976 kur në një ditë me diell gushti më goditi “rrufeja”, më larguan nga arsimi. Falë edukatës që trashëgoja nga familja, falë pasionit e përgatitjes që më kishin mëkuar shkolla dhe mësuesit e mi radhita veten ndër mësuesit e devotshëm”.
Vlerësimit për punën e tij
Por ndërsa Shpëtim Haxhihyseni pushohej nga puna karakteristikat e tre viteve të fundit para vendimit tregojnë sesi ai ishte mësues shembullor. “Mendimi ynë është që shoku Shpëtim Haxhihyseni renditet ndër mësuesit më të mirë në rrethin e Elbasanit. (Belësh 73 për organizatën bazë të partisë Azbi Hysa”.
….Nga kontrollet e ushtruara nga drejtoria e shkollës është gjetur mjaft i përgatitur dhe korrekt në detyrë. Është meritë e tij që shkolla jonë denjësisht në çdo vit në konkurset e biologjisë. Ka qenë gjithmonë i përgatitur dhe ka dhënë edhe sugjerime të vlefshme në këshillat pedagogjik
(Për organizatën bazë të partisë sekretari Shefki Allkja Belësh 24.6.1975).
Veç aktivitetit shkollor Shpëtimi ishte njohur tashmë si studiues madje i atashuar pranë Institutit të Monumenteve. Ai ka marrë pjesë në sesionin e dytë shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës me një kumtesë për vendbanimin ilir të Tërvolit i ftuar nga vetë drejtori i atëhershëm Gani Strazimiri.
Punë në ndërtimin e serave
Pushimi nga puna, pas 22 vjetësh në arsim
Mbi motivacionin Shpëtimi thotë se ai u pushua për mungesë sinqeriteti në biografi bashkë me të vëllanë. Ishte vala e pushimeve nga puna dhe ai bashkë me të vëllanë përfundoi i papunë. “Ishte vendimi nr 135 dt 18 gusht 1967 me motivacionin “për mungesë sinqeriteti në biografi”. Kjo del qartë në dy dokumente të nxjerra nga arkivat siç ishte Diskutimi në Komitetin Ekzekutiv për pushimin e 8 mësuesve (dy nga të cilët unë dhe vëllai im) dhe Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të rrethit Elbasanit. Kjo bëhej kur unë shërbeva në arsim pas 22 vjetësh si mësues nga të cilët 9 vjet drejtor shkolle në moshën 40-vjeçare. Babai i tre fëmijëve që i linda fshatrave dhe me opinionin vlerësues “ndër mësuesit më të mirë të rrethit”. Një ndër ngjarjet që nuk do të harrohet në jetën e tij ishte pushimi nga puna e mësuesit. “E kam përjetuar aq rëndë sa nuk mendohet. Na u dridh zemra, na humbi buzëqeshja, na u pre fjala. Qe një dënim i pamerituar shpirtëror dhe moral, shoqëror, fizik dhe ekonomik për mua dhe bashkëshorten time mësuese, për tre fëmijët e mi më i madhi vetëm 8 vjeç e më i vogli 3. Vetëm në tre ndërmarrje më drejtuan të punoja: në Komunale, Bonifikim dhe fermë. Qe një rastësi dhe fillova punën si punëtor krahu në kantierin e ndërtimit të serave në Katund të Ri”. Ai pas shumë viteve dhe pas këtij pushimi të padrejtë që i shënoi të gjithë jetën thotë se asnjëherë nuk ka urryer dhe nuk urren ata që firmosën largimin e tij dhe folën kundër tij. “Jo, jo, nuk urrej. Urrejtjen se kam për zemër. Urrejtja është cilësi që lind injoranca, harbutëria dhe shpirti vrastar. Unë besoj se qëndrimin tim e kam shprehur nëpërmjet vargjeve që kam shkruar: Ashtu vallë a mendohesh/Ti që kuraje sgjete të pendohesh?!/A mendon që në këtë meditim/Kjo zemër sflet kurrë për shpagim?! Jo kurrën e kurrës se mbush veten me ligësi/ Të bie aq poshtë siç re ti”. Pas ndryshimit të sistemit Shpëtim Haxhihyseni kthehet sërish në arsim për pak kohë. Ai punon si drejtor shkolle në shkollën “Haxhire Myzyri”.
Presidenti i Republikës i jep titullin “Mësues i Merituar” Shpëtim Haxhihysenit më 11.06.1993 për kontributin që ka dhënë në arsimin e brezit të ri për kontributin pedagogjik në drejtim të kualifikimit të mësuesve”. Boton librin e tij të plotë “Guri i Randë në vend të vet” dhe vazhdon të shkruajë gjithmonë në shërbim të qytetit që e lindi e rriti dhe e respekton ndër personalitetet simbol të dashurisë për arsimin.