Pronat, sa do paguani te noteret
Te gjithe ata persona, te cilet duhet te kryejne transaksione me pronat e tyre, qofshin keto te luajtshme apo te paluajtshme duhet te paguajne disa tarifa te percaktuara me ligj te noteret. Shuma qe duhet te paguhet per keto veprime eshte ne varesi te madhesise si dhe te vleres se objektit. Keto tarifa jane te percaktuara nga Keshilli i Ministrave dhe vazhdojne te jene te pandryshuar. Nga ana tjeter edhe vete noteret per te bere aktet noteriale jane te detyruar qe te zbatojne me perpikmeri te gjitha keto tarifa. Nderkohe qe ne rast se konstatohen shkelje ne zbatimin e tyre atehere noteret do te ndiqen penalisht.
Nje objekt, i cili ka nje vlere monetare qe varion nga 1 milion deri ne 3 milione leke dhe kjo banese do te shitet nga pronari, ky i fundit do te beje nje akt noterial, i cili do te kushtoje 3500 deri ne 7 mije leke. Por me rritjen e vleres se objektit apo tokes, rritet edhe tarifa e pagimit te nje kontrate apo akti noterial. Keshtu nese vlera e nje objekti varion nga 3 milione deri ne 4 milione leke, tarifa e aktit shkon deri ne 8500 leke. Nderkohe ne rast se kjo cmimi i objektit arrin nga 10 milione leke deri ne 15 milione leke, atehere vlera e nje pasurie te paluajtshme noteriale eshte 23 mije leke. Nese varion nga 70 milione deri ne 100 milione tarifa e aktit noterial shkon deri ne 100 mije leke. Per nje shume te madhe, pronarit te truallit, apo te nje objekti dhe nese vlera e ketij te fundit shkon ne mbi 100 milione leke, i duhet te paguaje aktin noterial 150 mije leke. Keto jane tarifa baze dhe te gjitha keto shuma llogariten perpjesetimisht.
Ndryshe nga pasurite e paluajtshme, tarifat e akteve noteriale per pasurite e luajtshme kane nje menyre tjeter llogaritjeje. Keshtu, nese shuma qe ka ne dore personi eshte nga 5 mije deri ne 1 milion leke, tarifa per te bere nje akt noterial per te kaluar kete shume nga nje emer ne nje tjeter duhet te paguash nje tarife prej 3 mije lekesh. Sipas notereve, kjo shume llogaritet perpjesetimisht. Pasi, nese shuma per te cilen po behet akti noterial varion nga 1 milion deri ne 2 milione leke, tarifa per nje kontrate noteriale shkon deri ne 5 mije leke. Nderkohe 7500 leke eshte tarifa qe do te paguaje nje person nese ka shumen nga 2 milione deri ne 3 milione leke, i cili do te beje nje akt noterial per t'i deklaruar ato apo edhe per t'i kaluar ne nje person te aferm. Por ne rast se shume varion nga 3 milione leke deri ne 4 kater milione leke, noteri qe do te beje nje akt noterial per kete shume, merr ne dore 10 mije leke. Ndersa shuma e parave 4 milione deri ne 5 milione ka nje tarife akti noterial 12500 leke. Por, nese shuma e parave qe ka nje person eshte mbi 5 milione leke, ka nje tarife noteriale deri ne 15 mije leke.
23 mije leke
Eshte tarifa qe do te paguaje nje person per te bere nje akt noterial per shumen qe posedon, e cila varion nga 10 milione leke deri ne 15 milione leke
150 mije leke
Eshte shuma e lekeve qe do te paguaje nje pronar, per nje akt noterial. Kjo shume parash per kete kontrate eshte per vleren e objektit mbi 100 milione leke
3500 leke
Eshte shuma qe duhet te paguash per te perpiluar nje testament. Por me nje kusht, nese ky i fundit behet ne zyre
700 leke
Eshte shuma e parave qe do te paguaje nje person te noteri per bere nje prokure per terheqje pensioni
1500 leke
Duhet te paguaje nje pronar objekti per te bere nje kontrate hipotekimi per pasuri te paluajtshme
2 mije leke
Duhet te paguaje i punesuari per te bere nje kontrate pune me nje punemarres
2000 leke ora
Duhet te paguaje nje person per nje akt noterial ku tregon se eshte pjesemarres ne mbledhjen e ortakeve te nje shoqerie tregtare
3000 leke
Eshte shuma qe duhet te paguash per nje akt pjesetimi pasurie te paluajtshme me dy bashkepronare
1500 leke
Eshte shuma qe do te paguaje nje pronar per te bere nje deklarate te noteri per heqje dore nga bashkepronesia
8 mije leke
Kushton nje kontrate qe do te paguaje nje person te noteri per te vertetuar kembimin e pasurie te paluajtshme
2500 leke
Eshte shuma qe do te paguaje nje qiramarres per te bere nje kontrate qiraje me pronarin e shtepise qe do marre me qira
20 mije leke
Eshte shuma e perpilimit dhe vertetimit te akteve te shoqerive tregtare me pergjegjesi te kufizuar qe do paguash te nje noter