E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me 15 qershor, Kushtetuta dhe parlamenti paralel serb

Kane mbetur edhe kater dite deri kur pritet te hyje ne fuqi Kushtetua e Kosoves, e cila eshte miratuar me 9 prill. Por, nga ana tjeter, serbet ne veri te Kosoves kane paralajmeruar se po me 15 qershor do te formojne parlamentin e tyre, ashtu sic i kane ngritur organet e tyre te pushtetit lokal, fillimisht ne Mitrovice, e me pas edhe ne komunat tjera te banuara me serbe. Marko Jakshic, kryetar i Bashkesise se Komunave Serbe ne Kosove, ka thene se formimi i kuvendit te perkohshem serb ne Kosove eshte nje pergjigje politike kunder hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves. "Ne territorin e Republikes se Serbise nuk mund te hyje ne fuqi nje kushtetute tjeter nga kjo qe eshte tani. Per kete arsye, ne, serbet, do te angazhohemi ne baze te rezultateve te zgjedhjeve ne nivelin lokal, qe perfaqesuesit e serbeve, diku rreth 45 deputete, t'i perfaqesojne te gjithe serbet e Kosoves nga Rahoveci, Brezovica, Mitrovica".

"Duke u nisur nga ajo qe nje numer i madh i serbeve ka marre pjese ne zgjedhjet lokale, pra eshte nje trup zgjedhor i kompletuar, qe do t'i kete perfaqesuesit e vet ne Kuvend", tha Jakshic. Ai ka shtuar se prioritet ne punen e Parlamentit serb te Kosoves do te jete ruajtja e interesave te komunitetit serb qe jeton ne Kosove. "Te jete nje ze i perbashket ne interes te te gjithe serbeve te Kosoves dhe do te pergjigjemi politikisht ndaj tentimit te formimit te edhe nje shteti shqiptar ne Ballkan", tha Jakshiq. Sipas tij, parlamenti i ri, i cili pritet te formohet, do te kete 45 deputete, prej te cileve 43 do te zgjidhen nga radhet e niveleve komunale. Ndersa, "dy vende te tjera do te jene te rezervuara per boshnjaket dhe romet".

Por, perfaqesuesit e Qeverise se Kosoves, formimin e nje parlamenti serb ne veri te Kosoves me 15 qershor, ashtu sic kane paralajmeruar serbet, e shohin si nje provokim tjeter nga Qeveria e Serbise. Zevendeskryeministri i Kosoves, Rame Manaj, thote se formimi i nje institucioni te tille, nuk do te kete kurrfare efekti. "Kjo do te jete nese do te ndodhe nje manifestim direkt i manipulimeve qe vijne nga Beogradi zyrtar me serbet e Kosoves, per te deshmuar papajtueshmerine e tyre me realitetin e ri te krijuar ne Kosove. Kosova eshte shtet sovran, i pavarur dhe i njohur nderkombetarisht", tha Manaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›