E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohem nëse vërtetohet skandali

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 19:07

Trajneri holandez, Guus Hiddink, ka bërë me dije se do të largohet nga Kombëtarja e Turqisë, nëse skandali i korrupsionit që e ka përfshirë futbollin në këtë vend, vërtetohet.

“Nëse gjendet ndonjë provë e korrupsionit, unë do ta lë postin tim. Futbolli është një sektor i rëndësishëm dhe i bukur, i cili i punëson shumë njerëz, por kjo nuk do të thotë se mund të lejohen të bëhen gjëra të tilla. Përkundrazi, jemi të befasuar me dimensionin e skandalit”, deklaroi Hiddink për të përditshmen holandeze ‘De Volkskrant’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›