E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama vizitë në Chrysler e General Motors, mbron vendimin për të ndihmuar kompaninë

Klima e fushatës elektorale mbizotëronte në fabrikën e Chrysler në Detroit ku presidenti i Shteteve të Bashkuara mbrojti me forcë vendimin e dy viteve më parë për të mbrojtur me të hollat publike Chrysler e General Motors që ende duhet të paguajnë borxhion prej 62 miliardi dollari të marrë shtetit.

“Ky stabiliment e puna juaj nuk duhet të ekzistonin më. Ka pasur disa politikanë të mësuar të thonë gjithnjë jo në Washington të cilët pretendonin se industria e automobilave është dështim i garantuar. Një prek tyre e cilësoi investimin më të keq të mundshëm. Thoshin se duhet të humbisnin vendet e punës pasi s’mund të bënim më. Do të doja që ata politikanë të ishin këtu sot” tha Obama.

Por me zgjedhjet politike të gjysëm mandatit që do të mbahen në muajin nëntor analistët thonë se ka nevojë për shumë më tepër për të rritur shanset e demokratëve të Obama. Papunësia mbetet ende mjaft e lartë në nivelin 9,5 %. Ndërsa konsumi vazhdon të bjerë cka do të thotë se amerikani i mesëm nuk ka të holla për të shpënzuar.

Të dhënat e publikuara një ditë më parë për prodhimin e brendshëm shohin një ngadalësim të rritjes që tani llogaritet në 2,4 %. Bursa e Wall Street u cel në rënie për shkak të të dhënave të publikuara një ditë më parë.

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›