E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dasma e përgjakur", një në spital e një në kërkim

KORÇË- Sherri mes palëve pas rrëmbimit të 11- vjeçares me qëllim martesën me një 14-vjeçar ka bërë që nëna e "dhëndrit", 33-vjeçarja Z. Ajredini të përfundojë e plagosur në spital. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim dhunuesen, Adelina Tafilin, që është nëna e "nuses".

Bluzat e bardha thonë se 33-vjeçarja ka marrë plagë të lehta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit e ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për ngjarjen e dy ditëve më parë, 30-vjeçarja Adelina Trëndafili është shpallur në kërkim për veprën penale të "plagosjes së lehtë me dashje".
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Korcë, rrëmbejnë 11-vjecaren për ta martuar, ndiqen penalisht

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›