E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Statusi në pranverë, në dorë të shqiptarëve

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Etore Sequi, në një intervistë për News24, komenton zhvillimet më të fundit politike , duke filluar nga arritja e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe ambicies së ish kryeministrit Fatos Nano, për të qenë president i ardhshëm i vendit. Pyetjes nëse Shqipëria do të këtë një mundësi tjetër për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian në pranverë, ambasadori Sequi përgjigjet:

“Kjo varet qartazi nga Shqiperia dhe të gjithe aktorët, nga vullneti i mirë, nga imenjimi, por edhe nga realizimi i progresit të besueshem te dukshëm dhe të qëndrueshëm” , thekson Sequi.

I pyetur në lidhje me deklaratën e ish kryeministrit Fatos Nano, se do të kandidojë për postin e presidentit vitin e ardhshëm, përfaqësuesit i BE në Tiranë nënvizon:

“Nuk preferoj te komentoj asnjeherë reth institucioneve, por vetëm rreth procesit, si përshembull ajo për integrimin në Bashkimin Europian, që është edhe prioriteti më i madh për Shqipërinë. Ndërsa përsa i përket kandidaturava për postin e presidentit, jo vetëm unë por të gjithë do i ndjekim me vëmëndje të madhe zhvillimet”,- nënvizon Sequi.

Ambasadori Sequi i vlerëson si sinjale pozitive për integrimin e vendit , miratimin e rezolutës së përbashkët pas ndërmjtësimit të Parlamentit Europian mes mazhorancës dhe opozitës. Sipas tij po tregohet se ka vullnet për të vazhduar punën, në përmbushjen e 12 kritereve të Komisionit Europian.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›