E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vals poltronash kabineti i ri Papandreu

Greqia ka një ministër të ri financash, ndërsa analistët në vend komentojnë se valsi i poltronave brenda kabinetit zor se  ndikon në përballjen më me lehtësi të krizës. Ministri i Mbrojtjes, Evangelos Venizelos, do të marrë nga Jorgos Papakonstantinou sektorin kyç të financave, bëri të ditur një zyrtar i qeverisë në Athinë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Papakonstantinou shihet si truri i programit të rreptë të kursimeve, kundër të cilit demonstrojnë prej ditësh mijëra grekë në sheshin Sintagma të Athinës. Ministri më i ekspozuar i planit të kursimeve shihet si personi që ka shkurtuar pagat në shërbimin publik dhe ka ngritur disa fish taksën e vlerës së shtuar, për të marrë ndihmat disa milisrda euro nga BE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Papakonstantinou tani do të marrë drejtimin e ministrisë së Mjedisit. Kryeministri Jorgo Papandreu ka ndryshuar gjithashtu dhe kreun e diplomacisë. Europarlamentari socialist Stavros Lambrinidis merr drejtimin e ministrisë së jashtme, ndërsa në krye të ministrisë së brendshme, një tjetër post kyç shkon Haris Kastanidis. Ndryshimet në qeveri bëhen përkundër presionit gjithnjë në rritje nga opinioni publik që jo vetëm refuzon planin e kursimeve, por i kërkon llogari kësaj qeverie dhe asaj të mëparshmes për gjendjen e rën dë në të cilën ndodhet aktualisht vendi.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›