E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e Jagland Do kerkoj opinionin e Venecias

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës Thorbjorn Jagland pas letrës dërguar kryeministrit Sali Berisha ka shkruar një të dytë këtë herë adresuar Përfaqësueses së Përhershme të Shqipërisë në Këshillin e Europës, Margharita Gegës. Ashtu si dhe në letrën e parë ai përsërit mesazhin e tij për situatën e krijuar në Shqipëri, duke apeluar që mes palëve të ketë dialog politik, përmes respektimit të  shtetit ligjor.

“Sigurisht që referimi ndaj shtetit të së drejtës nënkupton detyrimin e të gjitha palëve të interesuara për të respektuar vendimet e institucioneve të drejtësisë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë të Kolegjit Zgjedhor për procedurat e apelimit në vijim”, thotë Jangland në letrën e tij.

Ai  vuri theksin tek respektimi i vendimit të Kolegjit, por ka bërë me dije se do të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias. “Dëshiroj të ripërsëris synimin tim që menjëherë pas përfundimit të procedurave të sipërpërmendura, t’i kërkoj Komisionit të Venecias opinionin e tij mbi çështjet e mbetura lidhur me sistemin zgjedhor në Shqipëri, me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme të shmangen probleme të tilla të ngjashme”, thekson ai në letër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›