E Diel, 1 Nëntor 2026

"Perjetuam nje tmerr, ishte pakujdesi"

Situata ne fshatin Rraboshte te Lezhes pak minuta pas ngjarjes tragjike ka qene tejet e renduar. Jo vetem qe eshte prishur dasma ne familjen Gjoka, por ka pasur momente konfuze per motivet dhe rrethanat ne te cilat ajo ndodhi. Ndersa cifti eshte larguar menjehere nga vendngjarja per te mos e renduar situaten me tej, te afermit kane qetesuar te dyshuarin, pasi fillimisht dasmorja ka qene ne jete dhe e plagosur rende. Rreth 200 persona kane qene deshmitare te kesaj ngjarje qe mendohet se ka ardhur nga nje pakujdesi dhe e kushtezuar nga terreni. Sipas 50 vjecarit Jak C., i aferm i familjes Gjoka, gjithcka ka qene nje aksident dhe jo e qellimte. "Kemi pasur vemendjen qe te gjithe tek cifti i cili sapo mori radhen per te kercyer. Nga zhurma e muzikes nuk kemi degjuar as krismen e armes. Ndersa kemi vene re qe banketi eshte shtrire barkas nga frika dhe dasmoret moren Lezen ne krahe duke e vendosur ne nje makine", rrefen ai. Me tej tregon se viktima eshte shembur menjehere pertoke e pergjakur. "Ajo u mbulua e gjitha nga gjaku dhe nuk foli asnje fjale. Gjendja u rendua se tepermi pasi pati edhe dy te plagosur te tjere nga sacmat e ciftes. Ata kane qene me lehte, kurse Sandri, edhe pse i plagosur, arrinte te fliste. Nuk ishim mesuar te shikonim situata te tilla, pervecse neper per filma", vijon me tej Jaku rrefimin. Ai shprehet i bindur se ka qene vetem nje pakujdesi e momentit qe shkaktoi edhe tragjedine. "U mblodhem per gezim, por nje pakujdesi beri dhe hatane, u kthye nje dasme ne mort. Jemi te bindur se Rolandi nuk ka dashur te shkaktonte kete tragjedi, madje ai gjithcka e ka pasur nga gezimi, pasi e njohim mjafte mire si person", ka perfunduar i afermi i nje prej te plagosurve.

1 I vdekur Dhe 2 te plagosur ka qene bilanci i tragjedise se djeshme ne fshatin Rraboshte te rrethit Lezhe, ku dasma ne familjen Gjoka eshte kthyer ne mort. Viktimat mesohet se jane te tre dasmore dhe te aferm te familjes.

Arma u ul poshte gjate te shtenes

Dasmoret kane degjuar disa te shtena te armes se gjahut, por ne nje prej tyre ciftja eshte ulur poshte dhe shkrehja e pavullnetshme ka bere qe sacmat te plagosnin rende me pasoje vdekjen dasmoren 50 vjecare. Ky eshte konkluzioni paraprak i grupit hetimor nga deshmite e marra ne vendngjarje. Sipas hetimit, nje pjese e dasmoreve kane qene duke kercyer ne shesh se bashku me ciftin, kurse Roland Cupi, djali i dajes se dhendrit, ka marre armen per te festuar me te shtena djegien e shamise se beqarise. Duke tentuar te terhiqte kemben e shkrepjes, arma eshte ulur poshte dhe per pasoje ka lene te vdekur Leze Hilen dhe ka plagosur dy persona te tjere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›