Ohri pjesë e UNESCO
Tiranë -Pjesa e liqenit të Ohrit, që ndodhet brenda territorit shqiptar shumë shpejtë pritet të bëhet pjesë e Listës së Monumenteve të Trashëgimisë Botërore. UNESCO ka hapur dritën jeshile për përfshirjen e pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit, pasi edhe kriteret janë plotësuar. Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s, z. Kiochiro Matsura dhe Drejtori i Qendrës Botërore të Trashëgimisë, z. Francesco Bandarin, iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Qeverisë, duke i hapur dritën jeshile aplikimit të Shqipërisë për përfshirjen e liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore.
Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Lufter Xhuveli, paraqiti kërkesën pranë UNESCO për përfshirjen e pjesës shqiptare të liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Shkurt të vitit 2009. Monitorimi i vazhdueshëm i rajonit, prezantimi i vlerave të liqenit të Ohrit, përfundimi i studimit batimetrik të liqenit, fillimi nga puna i impiantit të përpunimit të ujërave të ndotura të Pogradecit dhe Tushemishtit, përgatitja e dokumentacionit dhe angazhime të tjera të qeverisë shqiptare , kanë bërë të mundur që Shqipëria të fillojë proçedurën që Liqeni i Ohrit të përfshihet në Listën e Monumenteve të Trashëgimisë Botërore.
Rreth liqenit të Ohrit
Liqeni i Ohrit ndodhet në juglindje të Shqipërisë, në një lartësi prej 695 metra mbi nivelin e detit. Sipërfaqja totale e tij është 349 km katrorë, nga të cilat 118.9 km katrore i përkasin territorit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër prej 229.9 km katrorë i përkasin pjesë maqedonase. Bregu i liqenit është 87.5 km, nga të cilat 31.5 km i përkasin Shqipërisë.
Thellësia maksimale e tij është 289 metra (thellësia më e madhe në Ballkan), ndërsa thellësia mesatare e tij është 145.2 metra. Liqeni nuk ka një burim të veçantë ujor, por furnizohet me ujë nga burimet e shumta përreth. Një nga burimet më të mëdha gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedonas, pranë Manastirit të Shën Naumit, në Maqedoni. Aty buron uji që vjen nga liqeni i Prespës, niveli i të cilit është 200 metra më i lartë se ai i liqenit të Ohrit.
Në anën e Shqipërisë gjendet gjithashtu një burim i madh në parkun e Drilonit, pranë fshatit Tushemisht. Uji largohet nga liqeni në drejtim të Veriut nëpërmjet lumit Drini i Zi, i cili rrjedh përmes qytetit të Strugës.
Uji i Liqenit të Ohrit është më i ngrohtë gjatë muajit gusht, me një temperaturë mesatare prej 23 gradë celsius, gjatë qershorit 22,5 gradë celsius, kurse temperatura mesatare vjetore e ujit është rreth 12 gradë celsius. Uji i liqenit është shumë i kthjellët, ndaj dhe tejdukshmeria është e madhe dhe arrin deri në 21,5 metra.
Liqeni i Ohrit është "shtëpia" e shumë kafshëve endemike, të cilat vijnë vetëm në ujërat e tij. Në liqen rriten 40 specie të rralla, ndër më të njohurat dhe ekonomikisht më të rëndësishmet është peshku i pastër i llojit Salmo letnica, (Korani), "Salmothimus ohridanus" (Belushka).
Temperatura e ujit, kthjelltësia dhe pastërtia e tij, temperatura e ajrit, hapësira ku shtrihet ,bukuritë natyrore, ujërat e pasura me peshq, tërheqin turistët e shumtë dhe e bëjne nga liqenet më të vizituar të vendit. Liqeni i Ohrit është kontribues i zhvillimit ekonomik të zonës, kjo jo vetëm për vlerat e tij turistike, por dhe për aktivitetin e peshkimit.
Peshkimi është një aktivitet tradicional për zonën rreth liqenit dhe konsiderohet një burim i rëndësishëm për të ardhurat e tyre. Llojet kryesore të peshkut të këtij liqeni janë cironka, korani, karasi dhe krapi.