Hamas: Obama duhet të heqë dorë nga kushtet
Kajro - Barak Obama duhet të heqë dorë nga kushtet, për t’u futur në bisedime me grupin palestinez Hamas. Këtë gjë e deklaroi vetë në një intervistë lideri i grupit, Khaled Meshaal.
SHBA-ja dhe shumë qeveri perëndimore kanë deklaruar se nuk do të zhvillojnë bisedimet me Hamasin, nëse ky i fundit nuk njeh Izraelin, heq dorë nga dhuna kundër shtetit hebre dhe angazhohet në detyrimet e mëparshme të Autoritetit Palestinez.
Në një intervistë për të përditshme arabe "Asharq al-Aësat", Khaled Meshaal deklaroi se Obama po ndiqte një politikë tjetër në lidhje me grupin dhe Hamas shpreson se kjo do të reflektohet në politikat konkrete në terren.
"Deklaratat e Obamës në lidhje me Hamasin përmbajnë tone dhe një gjuhë të re. Shpresojmë se kjo do të eliminojë kushtet për kontakte me Hamasin. Ai deklaroi se do të niste një kapitull të ri marrëdhëniesh me rajonin tonë dhe u shpreh se bisedimet me Iranin janë pa kushte, si edhe me Sirinë, atëherë pse ka vendosur kushte për Hamasin?", u shpreh Meshaal.
Obama iu drejtua botës myslimane javën e kaluar përmes një fjalimi që mbajti në Kajro, si përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve të SHBA-së me rajonin.