Sarkozi-Merkel, shqetësim për Suu Kyi
Paris - Nikolas Sarkozi dhe Angela Merkel shprehen sot shqetësimin e tyre lidhur me Aung San Suu Kyi, lidere e opozitës në Mainmar. Presidenti francez dhe kancelaria gjermane zhvilluan sot një takim në Elize, ku diskutuan edhe për fituesen e çmimit Nobel për Paqe, njëkohësisht kryetare e opozitës.
Kryetarja e opozitës, Suu Kyi ndodhet nën gjykim në vendin e saj për shkelje të masës së “arrestit shtëpiak”, duke mbajtur në shtëpi për dy ditë një shtetas amerikan.
Kryetarja e opozitës, Suu Kyi ndodhet nën gjykim në vendin e saj për shkelje të masës së “arrestit shtëpiak”, duke mbajtur në shtëpi për dy ditë një shtetas amerikan.