E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisi plotësimi i A3; Pak fluks në drejtoritë arsimore

Në ditën e parë të shpërndarjes së Formularit A3 nga drejtoritë arsimore rajonale ka pasur pak fluks studentësh që kanë fituar, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta. Në Formularin A3 që do të shërbejë si bazë për regjistrimin e studentëve, janë të përfshira kuotat bosh të çdo fakulteti. Sot është afati i fundit për maturantët që kanë fituar një shkollë, por nuk janë regjistruar apo që janë regjistruar, por duan të vijojnë një shkollë tjetër. Ndërkohë, për maturantët që nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve në dy fazat e kaluara, afati do të jetë nga dita e sotme deri në datën 26 tetor. “Dorëzimi nga kandidatët i Formularëve A3 të plotësuar bëhet në DAR/ZA dhe APRIAL, deri më datë 27.10.2008”, – përcakton udhëzimi i ministrit. “DAR/ZA-të sjellin në APRIAL Formularët A3 të plotësuar në datën 28.10.2008”. Të gjitha të dhënat e plotësuara në Formularët A3 do të shqyrtohen nga Agjencia e Pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë deri më datë 5 nëntor. Në këtë datë ajo do të shpallë fituesit, të cilët do të dorëzohen në universitete një ditë më vonë. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës dorëzon në datën 6.11.2008, në formë të shkruar dhe elektronike, listat përfundimtare të kandidatëve fitues sipas programeve përkatëse të studimit, në Institucionet publike të Arsimit të Lartë dhe DAR/ZA. Këto institucione afishojnë menjëherë listat në vende të dukshme në mjediset e tyre”, – përcakton udhëzimi i ministrit Beja. Sipas këtij udhëzimi, regjistrimi i kandidatëve fitues bëhet pranë sekretarive mësimore të institucioneve publike të arsimit të lartë deri në datën 15.11.2008. Për t’u regjistruar, maturantëve u duhet të paraqesin një dëftesë pjekurie; certifikatë lindjeje me fotografi; 2 fotografi; mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekësh, si edhe vërtetim të çregjistrimit nga programi i mëparshëm për ata që janë shpallur fitues në fazën e dytë, por kanë dëshirë të ndërrojnë degë.

Universiteti i Tiranës

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Torinos

Universiteti i Tiranës dhe ai i Torinos kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dy ditë më parë në Itali. Marrëveshja është nënshkruar nga rektori i Universitetit të Tiranës. prof. dr. Dhori Kule dhe nga homologu i tij në Universitetin e Torinos. Kjo marrëveshje parashikon shkëmbim eksperiencash ndërmjet dy universiteteve, si edhe mundësinë e trajnimit të pedagogëve dhe institucioneve nga të dy institucionet. Marrëveshja në fjalë krijon mundësi më të mëdha për Universitetin e Tiranës, pasi Universiteti i Torinos është ndër të parët që është përfshirë në sistemin e Bolonjës, duke u kthyer në një pararendës të ndryshimit universitar evropian. Universiteti i Tiranës ka marrëveshje me dhjetëra universitete të huaja, si edhe është pjesë e Rrjetit të Universiteteve Shqipfolëse, institucion i krijuar me nismën e rektorit të UT-së dhe që mban në gjirin e vet të gjitha universitetet e Shqipërisë, Kosovës dhe ato shqiptare të Maqedonis

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›