E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petro Koçi kërkon qeveri teknike

Kryetari i Partisë PS’91, Petro Koçi, kërkoi dje në Kuvend ngritjen e një qeverie teknike. Sipas Koçit, vendi po keqqeverisjet, ndaj dhe duhet një qeveri teknike deri në zgjedhjet e reja parlamentare. “Një pjese e opozitës nuk duhet të vendoset në raport politik me shoqatën “Fazlliç” sikur të jetë shoqata “Delijorgji”. Kuvendi nuk është garë shoqatash. Opozita nuk mund të sillet si shoqatë. As me variantin dredharak politik; fjalimet kundër, votat pro. Pas vrasjeve në Gërdec, pas vrasjes së dinjitetit të shtetit nga gangsteri Fazlliç, pas tragjedisë së Butrintit, opozita ka të drejtën e plotë kushtetuese dhe të Zotit të kërkojë largimin urgjent të qeverisë Fazlliç me Kryeministër formal Berishën. Opozita duhet të vendosë. Ka ardhur koha për qeveri teknike, asnjë votë për ndryshime kushtetuese pa ikur qeveria Fazlliç, asnjë votë për ndryshime kodesh pa ikur qeveria Fazlliç, presion në krye të qytetarëve derisa të ikë qeveria Fazlliç, inkurajim drejtësisë të vërë në bangën e akuzës sekserët Fazlliç të energjisë dhe Delijorgji të skrapit dhe municioneve”, - tha Koçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›