Datat e provimeve të pranimit në shkollat e mesme për mbetësit
28/08/2009 Më 1 shtator nisin regjistrimet për kopshtet
Maturantët mbetës humbasin të drejtën e studimeve të larta për vitin akademik 2009-2010
Pranvera Kola
Nxënësit e arsimit të detyruar që kanë rezultuar mbetës në njërin nga provimet e lirimit nuk do ta humbasin vitin shkollor 2009-2010. Për ta është vendosur që t’u jepet një tjetër shans para fillimit të vitit shkollor për të shlyer detyrimet e mbetura me mbylljen e arsimit bazë. Bazuar në rregulloren e provimeve, theksohet se këta nxënës do të paraqiten në ambientet e përcaktuara tashmë për ridhënein e provimit të letërsisë dhe të matematikës. Në rast se ata do të vlerësohen me notë kaluese në sezonin e vjeshtës, do të gëzojnë të drejtën që më 14 shtator të ulen në bankat e shkollave të mesme sipas profilit që do të përzgjedhin.
Rregullorja e provimeve nuk e lejon një gjë të tillë për maturantët mbetës. Këtyre të fundit u lejohet dhënia e provimeve mbetëse në sezonin e vjeshtës (në dy javët e para të muajit shator), po gjithçka mbetet këtu, pasi ata nuk mund të vijojnë studimet e larta këtë vit, por do t’u duhet të presin vitin e ardhshëm për të rikonkurruar sërish në provimet me zgjedhje, që janë vendimtare për pranimet në universitetet.
Provimet e lirimit
Ndryshe nga faza e parë e provimeve, nxënësit e vjeshtës do t’i nënshtrohen testimit me rregulla të reja. Kështu, më 1 shtator do të zhvillohet provimi i parë për lëndën e gjuhës dhe leximit, ndërsa më datën 5 shtator do të zhvillohet testimi për matematikën. Nxjerrja e përgjigjeve do të bëhet para datës 10 shtator, pasi nxënësit që do të vlerësohen me notë kaluese do të duhet të kryejnë procedurën e regjistrimit në njërën nga shkollat e mesme të vendit. Bazuar në rregullat e reja të përcaktuar për provimet e vjeshtës pohohet se dhënia e provimeve do të kryhet vetëm me gojë dhe jo me shkrim, siç është vepruar në fazën e parë. Përgatitja e tezave do të mundësohet nga specialistët e drejtorive arsimore të çdo rrethi përkatës dhe jo nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve. Nxënësit do të mblidhen të gjithë në një ambient të caktuar, ku do të japin provim. Për kryeqytetin është vendosur që testimi për të dyja lëndët do të zhvillohet në ambientet e shkollës ekonomike. Provimi do të nisë në orën 8:30, ku nxënësit një e nga një do të hyjnë në sallën e testimit para komisioneve përkatëse. Pranë çdo shkolle janë publikuar listat e nxënësve që duhet të paraqiten në dy datat e përcaktuara për të dhënë provimet ku kanë mbetur.
Kopshtet
Regjistrimet për pranimet e reja në kopshte, klasat e para si dhe në shkollat e mesme do të çelen që më datën 1 shtator dhe do të vijojnë sipas një afati të caktuar. Lidhur me regjistrimet në kopshtet publike, pohohet se edhe këtë vit pritet një fluks i lartë kërkesash përballë kapaciteteve të mundshme pritëse. Regjistrimet për këtë kategori do të kryhen pranë drejtorive arsimore të çdo rrethi, duke filluar ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 16:30 të pasdites. Vendosja e fëmijëve në kopshte do të bëhet sipas zonave ku ata banojnë. Për të kryer këtë procedurë, prindërit duhet të dorëzojë në qendrën e regjistrimit dy dokumente kryesore: certifikatën e fëmijës e pajisur me fotografi, e cila duhet të jetë e tre muajve të fundit, si dhe vërtetimin nga mjeku i lagjes për gjendjen shëndetësore, që tregon se fëmija i tyre i ka bërë vaksinat e detyrueshme.
Arsimi i detyruar
Më datën 1 shtator do të zhvillohet provimi i parë për lëndën e gjuhës dhe leximit, ndërsa më datë 5 shtator do të zhvillohet testimi për matematikën. Nxjerrja e përgjigjeve do të bëhet para datës 10 shtator, pasi nxënësit që do të vlerësohen me notë kaluese do të duhet të kryejnë procedurën e regjistrimit në njërën nga shkollat e mesme të vendit.
Maturantët
Rregullorja e provimeve nuk e lejon një gjë të tillë për maturantët mbetës. Këtyre të fundit u lejohet dhënia e provimeve mbetëse në sezonin e vjeshtës (në dy javët e para të muajit shator), po gjithçka mbetet këtu, pasi ata nuk do të mund të vijojnë studimet e larta këtë vit, por do t’u duhet të presin vitin e ardhshëm për të rikonkurruar sërish në provimet me zgjedhje.
Pranimet në universitete
Maturantët mbetës humbasin vitin akademik
Sezoni i vjeshtës do të zhvillohet edhe për ata maturantë që janë vlerësuar negativisht në provimet e maturës për lëndët e detyruara. Në dy javët e para të muajit shtator ata do të paraqiten në shkollat e tyre për të ridhënë këto lëndë. Pavarësisht kësaj, maturantët që kanë rezultuar mbetës qoftë në njërin prej 4 provimeve të Maturës Shtetërore për vitin akademik 209-2010, nuk do të lejohen të konkurrojnë më tej për studimet e larta. Në rregulloren e provimeve është e saktësuar se kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e Maturës Shtetërore (dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje). Nëse një nxënës ka vlerësim kalues vetëm në njërin nga provimet e detyruara, rezultati i tij ruhet (konsiderohet i vlefshëm) edhe në vitet në vazhdim. Ndërsa maturanti që është mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara (matematikën ose letërsinë), në sesionin e parë duhet të japë riprovim lëndët e detyruara në fillim të muajit shtator sipas datave që do të përcaktohen nga dikasteret arsimore. Në rast se i merr këto provime, atëherë kandidati ka drejtë të futet në provimet me zgjedhje vetëm vitin e ardhshëm. Sipas të dhënave të nxjerra, pohohet se janë rreth 3 mijë maturantë mbetës në këto provime, që do t’i japin ato sërish në sezonin e dytë.