Ish-të dënuarit, gati lista e re
28/08/2009 Leka Hajdari: Paralelisht vijon ndarja e parave për tre listat. Kanë përfituar 1 500 vetë
Brenda muajit shtator do të kalojë vendimi i katërt me emrat e rinj të përfituesve
Lista e re me emrat e ish-të përndjekurve politikë që përfitojnë dëmshpërblim do të dalë brenda shtatorit. Zyrtarë të Ministrisë së Financave pohojnë për gazetën “Metropol” se po vijojnë verifikimet e dosjeve dhe pritet që vendimi i ri me emrat e atyre që përfitojnë të bëhet publik brenda muajit të ardhshëm. Gjithsesi, kjo gjë nuk varet vetëm prej dikasterit të Financave, por edhe nga institucionet e tjera. Sipas praktikës së deritanishme, lista e re mund të përmbajë rreth 1 mijë përfitues të rinj. Verifikimi për emrat e listës së tretë bëhet në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Shërbimin Informativ, Entin e Banesave dhe zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Këto institucione do të vijojnë shqyrtimin e dokumentacioneve të paraqitura dhe kërkesave, deri në fund të vitit.
Ndarja e parave
Aktualisht janë tre vendime të Këshillit të Ministrave me listat e ish-të përndjekurve, më konkretisht vendimi nr. 1699, nr. 707 dhe nr. 784. Zyrtarë të Ministrisë së Financave sqarojnë se një vendim që ka dalë ditët e fundit me nr. 852 ka vetëm ndreqje gabimesh për vendimin nr. 1699. “Këto vendime aktualisht po zbatohen paralelisht dhe njëherësh në të gjitha degët e thesarit. Deri tani janë bërë rreth 1 500 pagesa dhe janë të gatshme për t’u paguar brenda muajit shtator edhe 500 të tjera”, - u shpreh për gazetën “Metropol” Leka Hajdari, përgjegjës i sektorit të pagesave për ish-të përndjekurit në Ministrinë e Financave.
Grumbullimi i dosjeve
Sipas tij, vazhdojnë të vijnë dokumente për të gjitha listat e shpallura deri tani. “Ne grumbullojmë dokumente për të gjithë përfituesit, por duhet theksuar se kanë shumë mangësi. Ne vazhdojmë të theksojmë që asnjë i përndjekur që jeton nuk mund të marrë para nëse nuk depoziton pranë Ministrisë së Financave një dokument të vlefshëm identifikimi siç është certifikata personale e lindjes, pasaporta me afat të vlefshëm dhe karta e identitetit, si dhe numrin e llogarisë. Të gjitha rastet që vijnë aktualisht ose nuk kanë dokument identifikimi ose kanë dokumentin dhe nuk kanë numrin e llogarisë”, - tha Hajdari. Nga ana tjetër, të gjithë ish-të dënuarit që nuk jetojnë duhet të paraqesin dëshminë e trashëgimisë origjinale ose të noterizuar, certifikatën e vdekjes së të dënuarit, certifikata e trungut familjar të të dënuarit, aq numra llogarie sa trashëgimtarë ka, ose në të kundërt një prokurë me emrin e atij personi që autorizohet për të tërhequr paratë. “Theksojmë se zyrat e gjendjes civile po vazhdojnë të bëjnë gabime të pafalshme në lidhje me certifikatat e trungut. Në vend të këtyre certifikatave ato vazhdojnë të japin certifikata familjare, që nuk janë të vlefshme me certifikatën e trungut, sepse trungu ndahet në disa familje. Edhe kjo është një mangësi tjetër”, - nënvizon Leka Hajdari. Për tre vendimet e qeverisë janë në total 3 700 persona përfitues. Përllogaritja bëhet për çdo ditë burgu dhe shumës, që duhet të përfitojë ish-i dënuari, i hiqen përfitimet e mëparshme. “Dëmshpërblimi do të jepet me 8 këste për tetë vjet dhe asnjëherë ajo nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë”, - tha për gazetën përgjegjësi i sektorit të pagesave për ish-të përndjekurit në Ministrinë e Financave. Pagesa pastaj vijon normalisht nga Banka e Shqipërisë në llogarinë e përfituesit brenda një muaji. Është kusht i domosdoshëm për pagesë përputhja e plotë e të dhënave me ato të shënuara në listë.
Përllogaritja
Ish-të dënuarit do të përfitojnë 2 mijë lekë për çdo ditë burg. Ata që kanë qenë të internuar ose të rrethuar në tela me gjemba nga viti 1944 deri në vitin 1954 do të përfitojnë nga 1 mijë lekë për çdo ditë burgim. Përfitues, sipas ligjit, janë ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist të periudhës 30 nëntor 1944 deri më 01.10.1991, të cilët kanë kryer dënim penal të padrejtë dhe kanë vuajtur pjesërisht apo plotësisht dënimin e dhënë, si dhe familjarët e viktimave të ekzekutuar gjatë periudhës 30 nëntor 1944 deri më 01.10.1991.
Kërkesat
Me ndryshimet e reja ligjore, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 111, datë 2.4.2009 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish –të dënuarve polikë të regjimit komunist”, numri i kërkesave të paraqitura deri në datën 01/06/09 ka shkuar në 18 820 mijë kërkesa. Shqyrtimi i drejtpërdrejtë është faza e parë e hetimit që kryhet në sektorin e Gjendjes Gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë, ku verifikohen skedarët e përgjithshëm dhe ato të posaçëm për të përndjekurit politikë të regjimit komunist.