Datat për regjistrimet në universitete
Në të gjitha gjimnazet e vendit, janë afishuar listat, ndërsa të rinjtë kanë llogaritur pikët e marra me degën e shënuar.
Ministri e Arsimit ka bërë të ditur se regjistrimi i studentëve të rinj do të bëhet javën e ardhshme në sekretarinë e fakulteteve, të cilat do të qëndrojnë të hapura nga ora 08:00 deri në 16:00.
"Kandidatët fitues, pa humbur kohë të bëjnë regjistrimin e tyre paraprak në programin e studimit ku janë shpallur paraprakisht fitues, pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në datat 12, 13, 14, 15, 16, 17 dhe 18 shtator 2009, prej orës 08:00 deri në orën 18:00”, theksoi MASH, në një deklaratë të shpërndarë dje.
Të gjithë kandidatët që do të regjistrohen, do të paraqesin të disa dokumente:
-Dëftesë pjekurie origjinale (në mungesë së dëftesës, një listë notash e nënshkruar nga drejtori i shkollës e nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale përkatëse).
- Dokument identifikimi
-2 fotografi
- si dhe mandatin e arkëtimit të tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekësh
Nëse kanditatët nuk regjistrohen brenda këtyre afateve, ata humbasin të drejtën për të ndjekur degën fituese, duke përjashtuar automatikisht.
Pas përfundimit të regjistrimit të fituesve të fazës së parë, dhe në bazë të kuotave që kanë përcaktuar fakultetet përkatëse, do të bëhet zëvendësimi i vendeve të mbetura bosh.