E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia italiane liron shqiptarin e marrë peng

Ngjarja ndodhi në qytetin e Ravenas, ku një 47-vjeçar nga Shqipëria ishte marrë peng, për lirimin e të cilit pengmarrësit kishin kërkuar 90 mijë euro.

Për ngjarjen, forcat italiane të “Guardia di Finanza”, arrestuan dy persona, njëri prej tyre shqiptar, 29 vjec dhe tjetri me shtetësi italiane, 45 vjec nga Matera, të dy me precedentë penalë në Ravena. Emigranti i marrë peng mbahej në një kapanon. Ende nuk dihet identiteti i të arrestuarve dhe personit të marrë peng.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›