E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, i sëmuri mendor kërcënon me armë një familje

Një familje në fshatin Burgjon të Pukës është detyruar të izolohet për 4 orë në shtëpi pas kërcënimeve me armë nga një i sëmurë mendor. Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe ka bërë të mundur edhe arrestimin e tij. 

PUKE- Një familje në fshatin Burgjon të Pukës ka rënë pre e kërcënimit nga një i sëmurë mendor. I sëmuri i armatosur ka detyruar familjen e Ndue Pjetrit të qëndrojë e mbyllur në shtëpi për rreth 4 orë duke i kërcënuar me armë se do ti vriste në rast se nuk i bindeshin urdhrave të tij. Mësohet se policia ka rrethuar zonën ndërsa ka bërë të mundur edhe arrestimin e Tom Nikollit. I sëmuri ka pranuar të negociojë me kryeplakun e fshatit, cka ka ndihmuar blutë të finalizojnë aksionin për arrestimin e tij.
Banorët e zonës thonë se Nikolli, baba i 2 fëmijëve , është person problematik në fshat dhe herë pas here terrorizonte banorët. Ata kanë kërkuar largimin e tij nga fshati.
Familja e Ndue Pjetrit është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat rreth kësaj ngjarje.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›