E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shkollat, gati për vitin e ri akademik

Drejtori i drejtorisë nr.3 të punëtorëve të qytetit, Irfan Hysolli thotë në një prononcim për GSH-në se të gjitha shkollat e kryeqytetit janë gati për të hapur dyert për nxënësit e tyre. 

TIRANE- Në Tiranë, tetëdhjetë e katër mijë nxënës të cilët do të nisin këtë vit të ri shkollor do të kenë mundësinë që të zhvillojnë mësimin në kushte bashkëkohore. Drejtori i drejtorisë nr.3 të punëtorëve të qytetit, Irfan Hysolli thotë në një prononcim për GSH-në se të gjitha shkollat e kryeqytetit janë gati për të hapur dyert për nxënësit e tyre. “Në Tiranës janë gjithsej 72 shkolla, 57 janë shkolla 9-vjeçare, ndërsa 15 prej tyre janë shkolla të mesme. Ne kemi bërë ndërhyrje në të gjitha këto shkolla, ku përfshihen punime hidraulike, marangozi, muratori, si dhe dezinfektimin e nyjave sanitare. Kemi vendosur 900 çelësa, priza të reja, 2700 neone, 700 brava të reja si dhe kemi zëvendësuar 380 m2 xham”, - bëri të ditur Irfan Hysolli. Më tej ai shton se janë lyer ambientet e brendshme të 30 shkollave si dhe fasadat e 7 shkollave.
Ndërkohë që sipas Hysollit, janë drejt përfundimit edhe lyerja e fasadave në katër shkolla të tjera.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›