E Diel, 1 Nëntor 2026

Prrenjas, kapen 4 klandestinë afganë në një kamion

Policia kap në Prrenjas 4 klandestinë afganë të cilët ishin fshehur në trajlera që vinin nga Kapshtica drejt Durrësit. Afganët kishin destinacion Italinë. Kamioni drejtohej nga një shtetas turk i cili është ndaluar nga policia. 

PRRENJAS- 4 klandestinë afganë janë zbuluar gjatë një kontrolli në tre kamionë me targa turke që udhëtonin nga Kapshtica në drejtim të Durrësit. Policia ka bërë të ditur se klandestinët vinin nga Greqia ndërsa kishin si destinacion shtetin italian. Ndërkohë është shoqëruar në polici një shtetas turk, shofer i kamionit ku u zbuluan klandestinët.
Gjatë operacionit të mbrëmjes së sotme ka qënë i pranishëm edhe kreu i policisë Ahmet Prenci. Burime zyrtare nga policia theksojnë se operacioni ka qënë i mirëorganizuar cka ka bërë të mundur edhe finalizimin e suksesshëm të tij. Kontrolli i mjeteve është bërë në afërsi të Prrenjasit, ndërsa klandestinët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kanë qënë të fshehur pas mallrave që transportonin kamionët.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›