E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka prova qe ushtari amerikan ka vrare16 afganet

Avokati që përfaqëson ushtarin amerikan të akuzuar për vrasjen e 16 civilëve afganë në shtëpitë e tyre, ka thënë se nuk ka prova për të fajësuar klientin e tij. John Henry Broune , avokati i të dyshuarit tha se nuk kishte asnjë provë mjeko-ligjore kundër rreshterit të shtabit, Robert Bales dhe asnjë dëshmi. Ai gjithashtu hodhi poshtë raportet që sugjeronin se Rreshteri Bales, 38-vjeç, kishte probleme financiare dhe i quajti të parëndësishme për rastin. Bales po mbahet në një qendër ushtarake paraburgimi, ku po pret përballjen me akuzat, gjë që pritet të ndodhë gjatë kësaj jave. Vrasjet kanë dëmtuar mjaft marrëdhëniet e shteteve te bashkuara me Afganistanin dhe çoi në thirrjet e NATO-s për të përshpejtuar tërheqjen e planifikuar të trupave. Rreshteri Bales mbetet deri tani i vetmi i dyshuar për vrasjet, pavarësisht thirrjeve të përsëritura afgane, që në ngjarje ishte i përfshirë më shumë se një amerikan. Broune tha se ai ka në plan të udhëtojë për në Afganistan për të mbledhur provat e tij. Bashkëshortja e ushtarit amerikan me anë të një deklaratë ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave duke thënë se ngjarja e hidhur është tërësisht jashtë karakterit të njeriut që unë admiroj. Pentagoni me herët ka bërë me dije se ushtari amerikan mund të përballet me dënim me vdekje mirëpo ky gjykim mund të marrë vite, ndërsa kërkesa e afganëve për drejtësi edhe e shpejtë dhe vendimtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›