E Shtunë, 31 Tetor 2026

Datolo huazohet në Olympiakos

Gjiganti grek, Olympiakos, ka transferuar mesfushorin Jesus Datolo nga Napoli në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

“Olympiakos njofton se ka arritur marrëveshje me Napolin për transferimin e Jesus Datolo në Athinë për gjashtë muaj, me mundësi të blerjes së tij në fund të këtij sezoni” thuhej në një komunikatë të publikuar në uebfaqen e Olympiakosit.

Argjentinasi nga e hëna pritet ta fillojë punën me ekipin e trajnerit brazilian Zico. Ai erdhi në Napoli nga Boca Juniors në janar 2009, për 5.7 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›