E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neuer mund të mbetet në Schalke

Manuel Neuer ka ritheksuar se do të mbetet në Schalke nëse klubi kualifikohet për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Portieri është objektiv i Manchester Unitedit, ndërsa thuhet se kërkohet edhe nga rivali i Bundesligës, Bayern Munich.

Mirëpo, Neuer ka thënë se do të ishte i lumtur të mbetet në klub nëse sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

“Kam kontratë deri më 2012. Nëse arrijmë në Ligën e Kampionëve, do të vazhdoj të qëndroj në portën e Schalkes” tha Neuer për Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›