E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, diskutohet pët ndryshimet në rregullore

Në seancën pleanare të Kuvendit të Shqipërisë po diskutohet pët ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Deputeti i PD-së, Viktor Gumi tha se përzgjedhja e kandidatëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese është akt përgjegjshmërie që funksionon vetëm nëpërmjet transparencës, ndaj votimi duhet të jetë i hapur. "Për herë të parë nëpërmjet nismës për votim të hapur kërkohet të thyhet një mentalitet. Ndaj duhet të shprehim besim për përzgjedhjen që bëjmë nëpërmjet votimit të hapur dhe nominal për dekretet e Presidentit", tha Gumi. Sipas tij, nisma e propozuar nuk përbën shkelje pasi nuk ka përmbajtje antikushtetuese, nuk ka asnjë shkelje të ligjit të brendshëm të vendit, nuk identifikohet edhe në vendet e ndryshme asnjë rregull i artë që duhet ndjekur në këtë fushë.

Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri tha se Kuvendi është përpara një akti të paprecedent pasi po kërkohet të hiqet pavarësia e deputetit, vota e fshehte e deputetit. "Me anë të këtij akti Berisha kërkon të eleminojë vullnetin individual të deputetit dhe të kontrollojë sistemin e drejtësisë", pohoi Gjiknuri.Sipas tij për ndryshimin e rregullores nuk mund të merret modeli amerikan.

"Ora News" po transmeton direkt seancën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›