Bregu:Në shtator PE miraton heqjen e vizave

Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu deklaroi se brenda fundit të shtatorit PE do miratojë me unanimitet heqjen e vizave për Shqipërinë.
Zonja Bregu tha se miratimi i rezolutës nga Komisioni i Jashtëm i PE-së ishte tregues se rruga e integrimit të Shqipërisë është e pakthyeshme. Ajo tha se qeveria është e përkushtuar në angazhimin e saj për integrimin e vendit.
Zonja Bregu akuzoi kryesocialistin Rama se ka kërkuar të pengojë vizat dhe integrimin për shqiptaret. Ajo shtoi se Rama po çon opozitën në qorrsokak.
Kryetarja e Kuvendit, Topalli ne fjalën e saj falenderoi Komisionin e Jashtëm të PE-së për miratimin e rezolutës për integrimin e Shqipërisë. Ajo nënvizoi se priste që edhe opozita të shprehje mirënjohje për PE-në për këtë vendim. "Kjo është ndër datat historike dhe prisja të fillonim seancën duke i shprehur mirënjohje PE-së për këtë vendim historik", u shpreh Topalli. Ajo tha se dy ditë më parë opozita bëri të pamundurën që dje Komisioni i Jashtëm në PE të mos miratonte rezolutën për integrimin. "Por përpjekja juaj dështoi zoti Rama", vijoi ajo. Duke iu referuar opozitës, Topalli tha se fytyrat e tyre nuk duhet të nxinë pas këtij vendimi të rëndësishëm.
Deputeti i PS-së, Namik Dokle deklaroi se qeveria nuk mund të mohojë se në Shqipëri ka krizë. "Ndaj lini fjalët dhe merrni përgjegjësine qeverisë e mazhorancë. Rezoluta e PE-së thekson nevojën urgjente për hetim të shpejt të autorëve të parregullsive në zgjedhje", u shpreh ai.
Deputeti socialist tha se prani e opozitës në Kuvend i jep mundësi mazhorancës për normalizimin e jetës politike në vend.
Deputeti i PD-së, Edi Paloka tha se opozita është përpjekur per të penguar liberalizimin e vizave, por edhe rezolutën që Komisioni i Jashtëm i PE miratoi dje për integrimin e vendit.
Deputeti i PS-së, Fatmir Toçi tha se zgjidhja e krizës vjen vetëm nga transparenca duke hedhur dritë mbi zgjedhjet, por sipas tij, Berisha mohon prej kohësh këtë kërkesë. "Sepse Berisha kërkon ta hedhë vendin nga një krizë në një krizë tjetër", pohoi ai. Sipas Toçit, opozita ka pranuar kompromisin,por nuk bën lëshime ndaj transparencës.
Deputeti i PS-së, Ilir Gjoni tha se asnjë përfaqësues politik nuk duhet të marrë meritat për miratimin e rezolutës për integrimin. "Ne jemi të fundit në rajon në këtë proces", tha Gjoni.
Ai theksoi se Shqipëria ka një adiministratë të frikësuar dhe një krizë të thellë ekonomike. "Ju keni shqetësim kontrollin e pushteteve", shtoi ai.
Deputeti i PDU-së, Shpëtim Idrizi përshëndeti miratimin e rezolutës nga Komisioni i Jashtëm i PE-së . Në fjalën e tij ai tha se kërkon drejtësi për krimet ndaj çamëve dhe njëherësh kthimin e pronave nga pala greke. "Ne kërkojmë edhe ngritjen e një lapidari dhe që Parlamenti të respektojë historinë", theksoi ai.
Deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se Berisha është i vetmi kryeministër që i vë kyçin bizneseve. "Berisha i ka vënë drynin bizneseve mbi vendime politike. Ka vajtur hakmarrja politike dhe partiake deri në mbylljen e një biznesi të vogël të një minoritari", pohoi ai.