E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, gjykata shpallfajtorë 4 shtetas përkrime lufte në Kroaci

BEOGRAD- Gjykata serbe shpalli fajtorë katër shtetas për krime lufte kundër popullsisë civile në Kroaci në vitin 1991.

''Zoran Vukshiç, Slobodan Strigiç, Branko Hërnjak dhe Velimir Bertiç, të gjithë shtetas serbë u shpallën fajtorë për krime lufte për vrasjen e të paktën gjashtë civilëve joserbë në vitin 1991, në lindje të Kroacisë'', theksoi zyra e prokurorit në një komunikatë.

''Katër të akuzuarit ishin në atë kohë anëtarë të një njësie speciale të policisë së forcave serbo-kroate'', vijon komunikata.
Prokuroria kroate ia transferoi këtë dosje prokurorisë serbe në vitin 2008.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›