KE,Jagland: Tryeza, një mundësi për t’i dhënë fund krizës
“E mirëpres inisiativën e Presidentit Topi për të organizuar një tryezë të rrumbullakët me liderët e partive politike Shqiptare më 13 Shkurt, në përgjigje të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbi funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e publikuar sot. Më tej theksohet se “inisiativa sjell një mundësi të rëndësishme për t’i dhënë fund krizës politike dhe për të përparuar me reformat e vendit dhe me axhendën e Integrimit Evropian".