Elbasan, 2.3 milion ullinj do mbillen 4 vitet e ardhshme
Lajmi u bë i ditur në konferencën për “Zhvillimin e Ullishtarisë në Qarkun e Elbasanit" që u zhvillua sot në kuadër të implementimit të strategjisë së qeverisë shqiptare për katërfishimin e sipërfaqes së mbjellë me ullinj në të gjithë vendin brenda 4 viteve të ardhshëm. Kryetari i Këshillit të Qarkut, Blendi Himçi, tha se "nga shtrirja e këtij projekti brenda 4 viteve fermerët e këtij rajoni do të përfitojnë financime në formë granti për mbjelljen e 2.3 milionë rrënjë ullinj". Sipas tij nga fondi 50 milion dollarësh, 25 milionë do të shkojnë për mbjellje të reja, ndërsa pjesa tjetër për sisteme të ujitjes, infrastrukturës rrugore, prodhim të fidanëve dhe fabrikat e përpunimit të vajit.