E Diel, 1 Nëntor 2026

Daul dhe Svoboda: Ulni tensionet, përpara zgjedhjet lokale

Joseph Daul, kreu i grupit Partive Popullore Evropiane thotë se revolucionet janë të papranueshme në një sistem demokratik, ku janë zgjedhjet ato që vendosin se kush do të qeverisë.

"Do ta shohim me kujdes situatën nga afër. Këtë e bëjmë për të mbrojtur demokracinë. Për të mbrojtur qytetarët. Ne jemi me qytetarët. Duhet ndalur dhuna. Nuk jemi më në diktaturë për të bërë revolucion. Tani edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni kemi demokraci, si dhe në vende të tjera. Prandaj bëhen zgjedhje ne 4 apo 5 vjet. Kjo është demokracia. Ajo është e vështirë për t'u pranuar dhe pet t'u administruar. Nëse nuk pranojmë zgjedhjet e përgjithshme, atëherë ja ku kemi zgjedhjet lokale. Le të fitohen këto, pastaj të diskutohet se çfarë të bëhet për të ardhmen", tha Daul për Alsat.

Nga ana e tij, Hanes Svoboda në emër të Partive Socialdemokrate Evropiane ka theksuar se mbështet misionin e të dërguarit të BE-së në Tiranë, Miroslav Lajcak për gjetjen e zgjidhjes për krizën në Shqipëri. Edhe ai ka bërë thirrje për shmangien e dhunës së mëtejshme, duke shtuar se ngjarjet duhet të hetohen me objektivitet dhe në mënyrë të pavarur. Në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, Svoboda nuk shprehet entuziast.

“Për momentin, ka shumë tension, kundërshti në vend për të mbajtur zgjedhje të parakohshme. Do të ketë zgjedhje lokale në maj, ato duhet qëtë jenë korrekte, objektive dhe të përgatiten në mënyrë të kujdesshme. Më pas mund të mendojmë për zgjedhjet e ardhshme. Por, e përsëris gjëja më e rëndësishme është të përmbahemi nga përdorimi i forcës”, u shpreh Svoboda.

                                                                                             2011-02-02 07:45
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›