David Braun dëshmoi kundër Arnoldit e Kristodulus
Procesi
I pandehuri i parë që u dënua nga gjykatat shqiptare për skandalin e abuzimit të fëmijëve në qendrën e vetëquajtur bamirëse, “Fëmijët e Tij”, ishte David Braun. Ai u dënua me 20 vjet burg dhe me largim të detyrueshëm. Por ka qenë Braun ai që ka dëshmuar kundër dy kolegëve të tij, duke i akuzuar për përdhunim të të miturve. Në një prej seancave gjyqësore, David Braun ishte thirrur për të dëshmuar në procesin ndaj Kristodulusë dhe Arnoldit. Ai i tha gjykatës se ka qenë mbrojtësi i fëmijëve dhe asnjëherë nuk ka abuzuar me ta, ndërsa shtoi se dy kolegët e tjerë i ka parë të abuzonin, madje ka dëgjuar edhe ankesat e vetë fëmijëve. David Braun kërkoi pafajësi nga gjykata. Ai ishte drejtuesi i qendrës “Fëmijët e Tij”. Ndërkohë që gjykata e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 20 vjet burg. Tashmë po vuan dënimin në burgjet shqiptare.
#