KFOR: Njësiti Veprues i Jugut reduktohet në 2500 trupa
Komandanti i task-forcës shumëkombëshe të Jugut, gjeneral brigade, Manfred Hofmajer, ka deklaruar se ristrukturimi i KFOR-it ka qenë një vendim politik që është ndërmarrë pas proceseve pozitive me gjendjen e sigurisë në Kosovë. Ai vlerësoi se përparësia taktike e këtij ristrukturimi do të jetë funksionimi veprues më fleksibël se sa ishte deri tani. Hofmajer tha se është duke u punuar intensivisht në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndërkaq bashkëpunimin me EULEX-in e vlerësoi të njëjtë sikurse e ka KFOR-i me organizmat e tjera ndërkombëtarë, ndërsa fokusimi i mëtejmë i KF0R-it është bashkëpunimi i ngushtë me Policinë e Kosovës. Zhvillimet pozitive në Kosovë, tha më tej ai, kanë rezultuar që gjendja e sigurisë në brezin kufitar me Shqipërinë dhe Maqedoninë të paraqitet stabile.
Hofmajer tha se institucionet qeveritare të shteteve përkatëse janë të angazhuara në përmirësimin e mëtejmë të kësaj gjendjeje. Në kuadër të Njësitit Veprues Shumëkombësh do të jenë të angazhuar 1 mijë e 500 ushtarë gjermanë, ndërsa 1 mijë të tjerë do të përbëhen nga trupat austriake, turke dhe ato zvicerane.
#