Luis Enrique: S’jemi për Scudetto

Pas fitores ndaj Palermos, Roma e kërkon trepikëshin e radhës sot ndaj Genoas. Mirëpo, trajneri Luis Enrique nuk mendon se ekipi i tij ka kapacitet ta fitojë Scudetton këtë sezon.
“Në krahasim me fillimin e punës, po shoh rritje të madhe, shoh progres, por nuk po mendoj për renditjen. Nuk po mendoj për Scudetto, nuk jemi ende skuadër e fortë. Jemi duke e ndërtuar ekipin dhe nuk e di se çka do të ndodhë pas 3-4 muajsh. Mirëpo, gjërat po shkojnë për së mbari”, deklaroi trajneri spanjoll në konferencë për shtyp.