E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana shton shpresat për një kampionat të bukur

Tirana vazhdon të shpresojë për një kampionat të bukur deri në fund, edhe pse distanca me Dinamon, e cila ka një ndeshje më pak, është ende e madhe. Ndërkohë që Vllaznia-Flamurtari dhe Apolonia-Skënderbeu kanë ndarë mes tyre nga një pikë. Surpriza e vërtetë ishte fakti i asnjë fitoreje të skuadrave vendase, ndërsa vetë bardheblutë mposhtën në transfertë Kastriotin 0-1. Kampionët në fuqi kanë triumfuar në Krujë, falë golit të të riut Hajdari, i cili ishte protagonist edhe në ndeshjen paraardhëse të bardhebluve, në fitoren 4-1 ndaj Apolonisë. Sikurse duket, më e fituara ka qenë Tirana, e cila përkohësisht, deri në zhvillimin sot të ndeshjes së Besës, ndaj Gramozit në Kavajë, ka marrë vendin e dytë. Me këtë ritëm në dy javët e fundit, Tirana duket si një "ashensor" në ngjitje, duke u bërë kërcënim serioz edhe për Dinamon kryesuese, pavarësisht se diferenca është e ndjeshme. Fitorja në një transfertë të vështirë, si ajo e Krujës, tregon se Tirana po e rigjen veten në lojë dhe rezultat dhe po lë pas krizën. Në Fier, Apolonia nuk ka shkuar dot më tej se një barazim 1-1 ndaj Skënderbeut. Skuadra korçare duket se është një "mace e zezë" për fierakët, sepse dy javë më parë i eliminoi nga Kupa e Shqipërisë, qysh në 1/16 finale. Goli i Haxhibuliç për Apoloninë, është barazuar nga Shkëmbi (58‘) nga pika e penalltisë. Barazim dramatik ka marrë Vllaznia, në "Loro Boriçi", në ndeshjen me Flamurtarin. Miqtë mund edhe të kishin fituar, nëse do të kishin edhe pak fat, ndërkohë që Vllaznia e lë sërish veten në dominohet nga kriza që e ka përfshirë gjate këtij edicioni. Golat mbajnë firmën e Nallbanit (V) 57‘, Bala 88‘ (V) dhe Zeqiri (F) 63‘, 77‘.

A. Manallari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›