E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Vila kthen mbrapsht 35 milionët e Barcelonës

Valencia - David Vila do të vazhdojë të jetë pjesë e Valencias edhe pas superofertës 35 milionëshe të Barcelonës. Në një prononcim për Radio Marca menaxheri i lojtarit, Hoze Luis Tamargo, është shprehur se lojtari ndjehet mirë tek klubi aktual dhe do t’i qendrojë korrekt kontratës së tij.

“Ka patur një superofertë nga Barcelona, por ajo është refuzuar, -deklaron menaxheri i lojtarit. Davidi ka një kontratë me Valencian që skadon në vitin 2014, dhe tek ky klub ndjehet mjaft i lumtur. Me këtë skuadër kërkon të fitojë Ligën, Kupën Uefa, dhe Kupën e Mbretit”.

Më pas Tamargo qetëson tifozët duke deklaruar: “Tifozët e Valencias duhet të qëndrojnë të qetë, pasi edhe Vila kërkon të qëndrojë bashkë me ta”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›