Ksavi Alonso dhe Inler, objektivat e Arsenalit
Londër - Ksavi Alonso shihet si zëvëndësuesi i Çesk Fabregasit tek skuadra e Arsenalit. Këtë pistë e publikon e përditshmja angleze Daily Mail, e cila thotë se lojtari vjen si emergjencë nga dëmtimi i kapitenit Fabregas. Fabregasi ka pësuar këputje në ligamente në ndeshjen e fundit kundër Liverpulit, dhe do të qëndrojë jasht fushave të blerta për katër muaj.
Liverpuli kërkon 20 milion euro për spanjollin e tij, por Arsenali mund të përfitojë ndonjë ulje, pasi Alonso nuk do të ketë mundësinë të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve për këtë gjysmësezoni.
E përditshmja tjetër, Daily Star, publikon se si alternativë tjetër shihet edhe futbollisti i Udinezes në kampionatin italian, Inler. Për zviceranin e bardhezinjve Arsenali është i gatshëm të ofrojë 10 milion euro. Një pistë tjetër është edhe ajo që të çon tek futbollisti Miguel Veloso i Sportigut të Lisbonës.