David Vila, rrugë e lirë drejt Premier Ligës
28-vjeçari Vila u kërkua nga klube të ndryshme gjatë merkatos së verës, por ai nguli këmbë të qëndronte në Spanjë. Por tashmë ai mund të ndryshojë klub. Vetë sulmuesi ka deklaruar se i pëlqen shumë kampionati anglez.“Premier Liga më pëlqen, e ndjek shumë dhe kam shumë miq që luajnë aty. Ka shumë klube të mira, që luajnë futboll të bukur”, tha David Vila për “The Times”. Megjithë zërat që e shohin atë larg “Mestajas”, deri tani sulmuesi i ka qëndruar besnik ekipit të tij, duke shënuar 12 gola në 14 takime në këtë sezon.“Kam detyrime ndaj Valencias, pasi është klubi im, më paguan rrogën dhe kam një kontratë. Drejtuesit do të vlerësojnë situatën gjatë merkatos së verës dhe do të vendosin. Ajo që mund të bëj tani është të rri i qetë, të shënoj sa më shumë gola të mundem, si me klubin, ashtu edhe me Spanjën”, shtoi 28-vjeçari.