Ekleston “bekon” Shumin
“Është fantastike për Formulën 1 dhe shumë pozitive për vetë Shumakerin. Botërori i ardhshëm ka për t’i lënë të gjithë me gojën hapur. Nuk jam aspak befasuar nga zgjedhja e tij. Kjo flitej prej shumë kohësh dhe isha i sigurt se ai do të rikthehej”, tha Ekleston.Ashtu si shumë të tjerë, edhe numri një i kampionatit më të famshëm në botë në garat e automobilizmit, parashikon një sezon me rivalitet dhe me nivel të lartë. “Shumi është shumë i motivuar dhe kjo do të garantojë gara të mrekullueshme nga ana e tij. Për mendimin tim, ai do të jetë një nga konkurrentët më të fortë për të fituar titullin kampion”, shtoi Berni Ekleston.