Fernando Torres nuk do të operohet
Më parë, mediat spanjolle raportonin se 25-vjeçari mund të operohej, për të zgjidhur përfundimisht problemin, i cili mund të bëhej një problem serioz për “El Ninjon”, problem që mund ta pengojë atë të marrë pjesë në Kupën e Botës vitin tjetër.Megjithatë, trajneri i “The Reds” ka qartësuar se klubi do të vazhdojë të ndjekë gjendjen e lojtarit, që gjatë kohëve të fundit ka pësuar një sërë dëmtimesh. “Nuk kemi ndërmend ta çojmë Fernandon në operacion. Do ta ndjekim gjendjen e tij hap pas hapi”, u shpreh Rafa Benitez.