E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Dua Barçën në finalen e Championsit

“Shpresoj që të takohemi me Barcelonës në finalen e Ligës së kampionëve dhe të fitojmë”, u shpreh “Topi i Artë 2008” në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Mundo Deportivo”.Menjëherë pas mbrëmjes gala të zhvilluar në Zyrih me rastin e ndarjes së çmimeve të FIFA-s, “CR9” udhëtoi drejt Uzbekistanit, ku u prit me madhështi nga rreth 20 mijë fansa. Vizita e portugezit u bë pas ftesës së federatës së futbollit në vendin aziatik.Ai përfitoi një shumë prej rreth 600 mijë eurosh nga kjo vizitë, të cilat i dhuroi për bamirësi, në adresë të një programi që mbështet fëmijët të cilët merren me futboll.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›