E Shtunë, 31 Tetor 2026

PNUD Sfidat e Shqiperise pas krizes

Nje raport i thelluar i PNUD-it mbi situaten ekonomike dhe sociale ne Shqiperi dhe te ardhmen deri ne 2015-n tregojne se vendi do te haset ne sfida te veshtira te qendrueshmerise pas daljes nga kriza ekonomike.

PNUD pranon se vendi yne u perball me krizen per shkak te infektimit te vendeve fqinje dhe serish do te vijoje te jete i rrezikuar edhe pse situata duket e normalizuar.

Duke i dhene nje rendesi te vecante krizes greke dhe impaktit ne ekonomine shqiptare organizata me e larte e OKB-se ne Tirane tregon ne raport se masat ekstreme te qeverise se Athines per te ruajtur ekonomine e saj mund te ndikoje ne kthimin e emigranteve ne atdhe sidomos te atyre qe punojne ne ndertim dhe ne agro-bujqesi.

Ne raportin Shqiperia dhe Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit i perfunduar ne korrik 2010 PNUD ve ne dukje terheqjen e depozitave si ishte shenja e pare e krizes financiare duke filluar ne fund te 2008 dhe ne fillim te vitit 2009.

Sfida e Shqiperise per arritjet e mijevjecarit deri ne 2015 konsiston ne aftesine e ekonomise se vendit per te mbajtur ne nje nivel te qendrueshem investimet dhe zhvillimin social.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›