E Diel, 1 Nëntor 2026

Islamaj gjyqtari kursen parate e rroges


Edmond Islamaj eshte emeruar gjyqtar ne Gjykaten e Apelit Tirane ne shkurt te 2003-it. Ne pronesi te tij eshte nje apartament ne Durres ne lagjen 24 Maji me siperfaqe 71.5 meter katrore te perfituar nga privatizimi i ish-banesave shteterore ne 1993 dhe zoteron edhe nje makine me vlere 500 mije leke.


Paga e tij vjetore si gjyqtar gjate vitit 2003 ka qene 105 mije leke dhe 10 mije leke nga Keshilli i Larte i Drejtesise nderkohe ne llogarine e tij bankare gjate ketij viti kane qene te depozituara 5 mije leke. Ne vitin pasardhes gjyqtari Islamaj ka perfituar vetem pagen e tij dhe nuk ka pasur asnje ndryshim ne pasuri.


Viti 2005 ka qene mjaft i mire per sa i perket te ardhurave per kandidatin per gjyqtar te Gjykates se Larte. Gjate ketij viti ai ka kursyer shumen 600 mije leke nga paga e tij si gjyqtar 110 mije leke dhe nga shperblimet nga ushtrimi i detyres si anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise.

Gjate vitit 2006 gjyqtari Islamaj nuk ka pasur ndryshime ne pasurine e paluajtshme ndersa pasuria e tij eshte shtuar me 700 mije leke. Gjate ketij viti pervec pages se tij si gjyqtar Islamaj ka perftuar edhe pagen vjetore 430 mije leke dhe shperblimin prej 217 mije leke ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Te ardhurat e saj vjetore nga paga dhe nga shperblimet kapin vleren 722 mije leke.


Per vitin pasardhes pasuria e gjyqtarit Islamaj eshte shtuar me 400 mije leke nderkohe qe te ardhurat e tij vjetore nga puna kane njohur nje rritje te ndjeshme. Nga puna e tij si gjyqtar i Gjykates se Apelit ai ka perftuar shumen 1.261.000 leke ndersa nga puna dhe shperblimet nga Keshilli i Larte i Drejtesise arrijne ne vleren 198.2 mije leke. Gjate ketij viti bashkeshortja e tij ka dhene me qira nje ambient duke perftuar shumen 100 mije leke.


Viti 2008 ka qene mjaft fitimprures per familjen e gjyqtarit te trete te dekretuar nga kreu i shtetit. Gjate ketij viti gjyqtari Islamaj ka kursyer nga te ardhurat e tij shumen 600 mije leke ndersa bashkeshortja e tij ka arritur te mbledhe shumen 500 mije leke. Gjate ketij viti ajo ka punuar si specialiste ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ku ka perftuar 782.577 leke ndersa te ardhurat e saj nga dhenia me qira e prones arrijne ne 310 mije leke.


Edhe viti 2009 ka qene mjaft i mire per te ardhurat e familjes Islamaj. Gjyqtari ka mundur te kurseje shumen 750 mije leke nga paga e tij vjetore si gjyqtar i Gjykates se Apelit 1214 mije leke dhe nga shperblimet nga funksioni i anetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise 110 mije leke.


Ndersa bashkeshortja e tij ka arritur te kurseje shumen 650 mije leke nga paga e saj si specialiste e Drejtorise se Marredhenieve me Jashte ne KQZ 1.069.000 leke dhe nga dhenie me qira e prones duke perftuar 420 mije leke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›