E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxha gjyqtari me i vjeter i dekretuar nga Topi


Gjyqtari Artan Hoxha eshte pronari i dy apartamenteve dhe nje vend 167 m2 prane Zogut te Zi me vlere 153 mije euro

Gjyqtari Artan Hoxha eshte nje prej anetareve te Gjykates se Larte nga viti 1999 deri ne vitin 2008. Sipas deklarates fillestare te pasurise ai zoteron dy apartamente dhe nje siperfaqe toke prej 700 meter katror toke ne Qerret te Kavajes. Apartamenti i tij ne Tirane ka siperfaqe 120 meter katror dhe vlere 5.1 milione leke.


Ndersa apartamenti tjeter i tij ndodhet ne plazhin Golem ne Kavaje dhe ka vlere rreth 5 milione leke. Sipas deklarimit kapitali i vene ka ardhur si pasoje e te ardhurave nga familja pagat trajnimet dhe botimet. Nje pjese e te ardhurave nga puna e tij si asistentavokat ne periudhen 1995-1997 nga shitja e dy automjeteve dhe nje motociklete te cilat se bashku kane kapur vleren 10.000 euro.


Ndihme ne pasurine e Artan Hoxhes ka dhene edhe vellai i tij i cili eshte biznesmen ne Meksike nepermjet nje transferte bankare ne shumen 75.000 euro. Ne emer te kandidatit per ne Gjykaten Kushtetuese gjate vitit 2003 ekzistojne edhe dy depozita bankare me vlere totale rreth 45 mije dollare. Paga e tij si gjyqtar ne Gjykaten e Larte ka qene 1.8 milione leke.


Nga puna e tij si anetar i Zyres se Administrimit te Buxhetit Gjyqesor ka perfituar 39 mije leke neto. Ndersa paga e bashkeshortes se tij nga puna ne Gjykaten e Larte ka qene 52 mije leke te cilave po ti hiqen edhe detyrimet fiskale kapin shumen 42 mije leke. Ne trungun familjar bejne pjese edhe dy prinderit e Artan Hoxhes te cilet se bashku kane marre gjate vitit 2003 si pension shumen 26 mije leke.


Per vitin 2004 paga vjetore e marre nga gjyqtari Artan Hoxha prej Gjykates se Larte eshte 1.583.613 leke. Ndersa honorare si anetar Bordi i Zyres se Administrimit te Buxhetit Gjyqesor per 2004 ka perfituar 38.121 leke. Si pedagog i jashtem ne Shkollen e Magjistratures Hoxha ka perfituar 69.074 leke. Ndersa si anetar i Komisionit te Reformes Ligjore Ministria e Drejtesise honoraret i kapin vleren e 124.200 leke.


Bashkeshortja e tij Elda Hoxha nga puna e saj si Pergjegjese Sektori ne Gjykaten e Larte ka marre 567.302 leke. Per vitin pasardhes gjyqtari ka transferuar 10 mije euro nga njera banke e nivelit te dyte ne tjetren. Te ardhurat kane qene te njejta si ne vitin paraardhes paga dhe honorare. Viti 2006 ka qene nje vit i mbare per pasurine e gjyqtarit Hoxha.


Ne ate vit ai ka mundur qe te kurseje 12 milione leke te reja. Nga puna e tij si anetar i Gjykates se Larte ka perfituar pagen vjetore prej 1.588.825 leke. Si honorare nga Shkolla e Magjistratures ka marre 30.085 leke. Bashkeshortja e tij ka marre si page vjetore 560.804 leke ndersa dy prinderit e tij nga pensionet kane perfituar 255 mije leke. Edhe viti pasardhes ka qene po kaq i frytshem per familjen e gjyqtarit Artan Hoxha.


Nga kursimet nga paga dhe shperblimet e tjera ai ka mbledhur shumen 12 mije euro.
Gjyqtari Artan Hoxha ne 2007-en ka nenshkruar nje kontrate sipermarrjeje me vlere 153.100 euro per blerjen e nje ambienti per zyra 167m2 dhe nje vend parkimi automjeti ne rrugen e Durresit prane Zogut te Zi.


Shuma e shlyer ne 2007-en ka qene 60 mije euro ndersa detyrimi i mbetur pa u shlyer ka qene 93.100 euro. Ne deklarimin e pasurise per vitin 2008 kandidati per anetar i Gjykates Kushtetuese Artan Hoxha ben te ditur se kursimet nga paga arrijne 3000 euro.


Te ardhurat nga paga per periudhen 1 janar - 31 maj 2008 shkojne ne 614.954 leke ndersa te ardhurat e bashkeshortes se tij 256.670 leke. Dy prinderit e gjyqtarit Hoxha per periudhen 1 janar - 31 maj kane perfituar nga pensionet 100 mije leke. Ne 2008-en kandidati per anetar i Gjykates Kushtetuese ka shlyer edhe pjesen tjeter te detyrimit per kontraten prej 93 000 euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›