Davydenko e befason Nadalin

Rusi Nikolay Davydenko i shpëtoi dy meç-poena dhe mposhti Rafael Nadalin 0-6, 7-6 (10-8), 6-4, në finalen dramatike në Qatar Open në Doha.
Davydenko, i cili fitoi kundër Roger Federerit në gjysmëfinale, ishte në pozitë të vështirë pasi spanjolli fitoi setin e parë dhe kishte dy mundësi të fitoj meçin. Mirëpo, Davydenko luftoi duke i rezistuar spanjollit dhe në fund fitoj titullin.
“Nuk mendoja për fitore por vetëm të luftoj. Në fund ishte e shkëlqyeshme”, tha Davydenko.