De Biasi nis vëzhgimet

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, pas grumbullimit që pati me lojtarët që aktivizohen në Superligën e Shqipërisë, ka udhëtuar drejtë Zvicrës për të parë nga afër sulmuesin e talentuar të Locarnos, Armando Sadikun dhe mbrojtësin Klodian Semina
Kurse ndihmësi i trajnerit italian, Tramexani, ka qenë në Gjermani për të ndjekur sulmuesin e Kolnit, Odise Roshin.
Stafi italian po nxiton për të njohur sa më shpejt lojtarët e ekipit kuqezi që luajnë jashtë vendit, pasi dëshiron ta përpilojë listën e lojtarëve për miqësoren që Shqipëria e luan ndaj Gjeorgjisë më 29 shkurt.