Liverpooli e Arsenali transferojnë “diçka”

Kur po shkojmë drejtë fundit të afatit kalimtar të janarit skudra të shumta po bëjnë orvatjet e fundit për të transferuar lojtarë.
Liverpooli ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit të ri të Wrexham 18 vjeçarit Danny Ward. Portieri i ri konsiderohet si talent i madh, ndërsa është portier edhe i përfaqësueses së Uellsit U17.
Ndërkaq edhe Arsenali ka siguruar shërbimet e një talenti, i cili aktivizohet tek kampioni aktual gjerman Borusia Dortmund. I riu Thomas Eisfeld thuhet të ketë udhëtuar drejt Londrës për të firmosur me Arsenalin. Eisfled është gjerman, vetëm 18 vjeç.